KMR

Kur gjykon bandën e rrezikshme: Momentet shokuese të vrasjes në sallën e gjyqit






               Publikuar në : 10:56 - 13/03/18 |
mapo.al


KUJDES: PAMJE SHQETESUESE

Ky është momenti shokues kur anëtari i një prej bandave më të frikshme në botë, Crips, sulmon një dëshmitar në sallën e gjyqit.

Ngjarja u regjistrua në vitin 2014 në SHBA.

Siale Angilau, 25 vjeç, mori një stilolaps dhe iu turr dëshmitarit, edhe ky një anëtar i bandës famëkeqe që do dëshmonte kundër Angilau.

Por për fat ai nuk arriti ta godiste dëshmitarin, që u tërhoq në një qoshe.

Në këto momente, një nga rojet e sigurisë qëlloi për vdekje agresorin 25-vjeçr.

Videoja është publikuar të hënën nga një gjyqtar federal.

Kjo për shkak se familja e viktimës e kishte akuzuar se ka ushtruar dhunë të pajustifikuar ndaj të birit.



CLOSE
CLOSE
Pas