Kryesore, Politika

Kur Gjykata Kushtetuese nuk ekziston, ja çfarë është i detyruar të bëjë Meta…

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vendos kthimin për herë të dytë për rishqyrtim në Kuvend të ligjit “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”.

Ky i fundit u miratua vetëm me votat e shumicës.



Meta argumenton 9 arsye se pse e ka ndërmarrë një veprim të tillë, duke evidentuar edhe një të vërtetë të madhe, se në kushte të tjera ai do ta dërgonte ligjin në Gjykatë Kushtetuese, institucioni që vijon të jetë i shkrirë, si pasojë e vetingut.

“Në kushtet aktuale, kur Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë nuk është funksionale për të verifikuar këto konstatime apo për të zgjidhur çdo mosmarrëveshje kushtetuese që mund të prodhojë hyrja në fuqi e kësaj norme të veçantë ligjore, ftoj Kuvendin e Shqipërisë, të rishqyrtojë në tërësi ligjin nr.37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt: Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”, shkruan Meta në argumentet e tij.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas