Ekonomi

Kuponi, ja resortet luksoze qe bllokohen nga Tatimet

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve vijon aksionin kundër informalitetit në vijën bregdetare. Tatimet njoftojnë se për shkak të mos lëshimit të kuponit tatimor kanë bllokuar për 30 ditë gjashtë hotele dhe restorante luksoze, të cilat janë; Tropikal Resort, Durrës; Piratët, Dhërmi; Kompleksi San Pietro, Golem, Durrës; Restorant “Kalaja e Tetovës”, Zona Plazhit Iliria, Durrës; Restorant Ibiza, Gjiri i Lalëzit, Durrës; Market Bolena, Sarandë.

Inspektorët po kontrollojnë të gjitha hotelet, njësitë e vogla akomoduese familjare, por edhe restorantet, baret, plazhet private, si dhe subjekte të tjera që ushtrojnë aktivitet në sektorin e tregtisë me pakicë, shërbimeve etj.  Gjatës ditës së djeshme janë kontrolluar 185 subjekte dhe janë konstatuar shkelje të legjislacionit tatimor për 82 prej tyre, në vlerë shkelje 2,4 milionë lekë.



NJOFTIMI  PLOTE I TATIMEVE
Strukturat e Hetimit Tatimor kanë vijuar kontrollet në kuadër të zbatimit të planit të masave për sezonin turistik. Vetëm gjatës ditës së djeshme janë kontrolluar 185 subjekte dhe janë konstatuar shkelje të legjislacionit tatimor për 82 prej tyre, në vlerë shkelje 2,4 milionë lekë.

Nga ana e inspektorëve të Hetimit Tatimor janë bllokuar ambjentet e 6 tatimpaguesve për 30 ditë kalendarike për moslëshim kuponi tatimor (rasti i përsëritur). Subjektet e bllokuara janë Tropikal Resort, Durrës; Piratët, Dhërmi; Kompleksi San Pietro, Golem, Durrës; Restorant “Kalaja e Tetovës”, Zona Plazhit Iliria, Durrës; Restorant Ibiza, Gjiri i Lalëzit, Durrës; Market Bolena, Sarandë;

Janë konstatuar 7 subjekte të paregjistruara në organet tatimore, për të cilat janë marrë masat e bllokimit deri në momentin e regjistrimit të tyre si subjekt TVSH;

18 tatimpagues janë konstatuar në shkelje të Moslëshimit të kuponit tatimor (rasti parë);

3 tatimpagues nuk kanë të instaluar pasjisjet fiskale dhe 5 të tjerë nuk i mbajnë pajisjet fiskale në gjendje pune;

Gjatë kontrolleve janë evidentuar 13 subjekte që disponojnë mallra pa dokumentacion tatimor.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Administrata Tatimore ftojnë sipërmarrjet që ushtrojnë aktivitetin në sektorin e turizmit të respektojnë detyrimet ligjore në funksion të përmbushjes së përgjegjësive tatimore, deklarimit të punonjesve dhe lëshimin e kuponit tatimor.

Në të njëjtën kohë, MFE fton të gjithë qytetarët të japin kontributin e tyre duke denoncuar rastet e abuzimit, informalitetit dhe paligjshmërisë.

Strukturat tatimore në terren do të vijojnë të jenë prezente në çdo biznes, për të këshilluar dhe asistuar, me etikë dhe profesionalizëm, sipërmarrjet të korrigjojnë përgjegjësinë tatimore dhe pajtueshmërinë me ligjin.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas