Sport

Kupat e Europës, Kukësi është kampion në merkato

Katër skuadra shqiptare do të marrin pjesë në Ligën e Europës dhe Ligën e Kampionëve, duke nisur nga turet eleminatore, në fillim të muajit korrik. Shorti do të hidhet pas dy javësh, ku skuadrat shqiptare do të mësojnë emrat e kundërshtarëve europianë. Por, nëse Kukësi, Luftëtari dhe Laçi janë të konfirmuar për pjesëmarrjen e tyre në Kupat e Europës, Skënderbeu pret ende vendimin e CAS, vendim që përcakton edhe fatin e Partizanit.

Por, edhe pse ende mbeten pezull këto dy skuadra, interesant është fakti që, përveç Kukësit, asnjë prej 5 skuadrave të tjera nuk kanë nisur të bëjnë asnjë lëvizje për merkaton. Skuadra verilindore ka bërë 3 zyrtarizme deri më tani, duke përforcuar repartet ku ka paraqitur probleme. Një merkato aktive kjo, e udhëhequr nga drejtori sportiv Nderim Nexhipi, që tregon dhe njëherë se skuadra verilindore kërkon të ndjek rrugën e Skënderbeut në Kupat e Europës, duke kaluar deri në fazën në grupe.



Laçi dhe Luftëtari deri më tani kanë zyrtarizuar vetëm emrat e trajnerëve, të cilët do të nisin punën tashmë për të përgatitur skuadrat për Kupat e Europës. Ndërkohë që Partizani pret ende vendimin e CAS për çështjen e Skënderbeut, ende nuk ka vendosur për trajnerin. Sakaq, skuadra korçare, gjithashtu, sytë i ka nga CAS për të mësuar nëse do të luaj në Ligën e Kampionëve, apo vendimi i marrë muaj më parë nga UEFA do të mbetet në fuqi. Gjithsesi, sa i përket merkatos, skuadra korçare duket më komode, sepse ka shumë lojtarë të huazuar, por edhe grupi aktual pritet rinovojë kontratat, nëse CAS i lejon të luajnë në Ligën e Kampionëve.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas