Kryesore

Kundërpërgjigjet Rusia/ Ja sa diplomatë shqiptarë largon nga ambasada jonë në Moskë…

Shqipëria i’u bashkua qëndrimit të vendeve të NATO-s dhe BE-së, duke dënuar diplomatët rusë, pas akuzave të Britanisë së Madhe se Rusia qëndronte pas sulmit me agjent nervor të ish-agjetnit të dyfishtë Skripal dhe vajzës së tij.

Shqipëria vendosi largimin e dy diplomatëve rusë, atasheut ushtarak dhe Sekretarit të parë të Ambasadës së Federatës Ruse në Tiranë. Por vetëm pak ditë pas këtij vendimi, Kremlini duket se i është përgjigjur me të njëjtën formë Tiranës zyrtare.



Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov ka thirrur ambasadorin e Shqipërisë në Rusi Arben Gazioni ku i ka komunikuar vendimin për largimin e dy diplomatëve shqiptarë.

Rusët kanë ndjekur të njëjtën proçedurë, madje kanë larguar të njëjtin numër diplomatësh, ashtu sikundër veproi Shqipëria.

Një ditë më parë, ministri i Jashtëm rus, deklaroi se, Kremlini do të largonte aq diplomatë sa vendet e BE dhe NATO kishin larguar pak ditë më parë.

Lista e 23 shteteve diplomatët e të cilëve do të largohen nga Rusia:

Shqipëria, Australia, Kanadaja, Kroacia, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Irlanda, Italia, Lituania, Letonia, Maqedonia, Moldova, Norvegjia, Polonia, Rumania, Spanja, Suedia, Ukraina, Holanda.


<
>
04F7AC9A000007D0-5562481-image-a-16_1522421130246 4A9675FE00000578-5562481-image-a-18_1522421306434 4AB0A33E00000578-5562481-image-a-3_1522417470342 4AB0C7A200000578-5561903-image-m-29_1522419072650 4AB093A500000578-5561903-image-a-13_1522418832065 4AB0965B00000578-5562481-image-a-1_1522417316867 4AB0875100000578-5561903-image-a-8_1522406958897 4AB0918300000578-5562481-German_ambassador_to_Russia_Ruediger_Von_Fritsch_arrives_at_the_-a-12_1522419372493 4AB0961900000578-5561903-image-a-11_1522410510690 49F1C4E700000578-0-image-m-6_1520841176115 49F1C42600000578-5488531-Sergei_Skripal_and_his_daughter_Yulia_pictured_have_been_in_a_cr-a-10_1520859888735 auto_kremlin1522345353 4AB0C9F000000578-5562481-image-a-17_1522421141900
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas