Kryesore

Kuksiani që po çmend mediat britanike: Tymos hashash dhe këndon në qeli

Kjo nuk është hera e parë që kuksiani Fari Lleshi përfundon në faqet e para të mediave britanike.

Gazeta ‘Daily Mail’ i ka kushtuar një artikull reperit shqiptar Fari Lleshi i njohur me pseudonimin ‘2Gunz’, i cili vuan dënimin në një burg të Britanisë.



Ai është dënuar me tre vite burg për trafik droge, por sipas tabloidit britanik, shqiptari është mjaft aktiv në rrjetet sociale dhe qëndron i lidhur me botën e jashtme përmes telefonit.

Ai poston video duke pirë hashash në qeli dhe duke kënduar.

Fari Lleshi, djali nga Kukësi e ka nisur rrugëtimin e tij në Itali nga ku është dëbuar pasi grabiti një bankë dhe u dënua me 6 vite burg.

Në artikull thuhet se 29-vjeçari hyri ilegalisht në Britaninë e Madhe me kamion, ndërsa më pas ndihmoi bashkatdhetarët e tij të bënin të njëjtën gjë.

Në videot live nga burgu ‘Guys Marsh’ shihen edhe të burgosurit e tjerë që kanë sende të ndaluara brenda në qeli.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas