Sport

Kukësi pa polici në Gjeorgji, klubi: Duan të na lodhin…

Kukësi ka udhëtuar mbrëmjen e djeshme drejt Gjeorgjisë, por ka hasur një mal me problem. Ashtu siç u raportua dhe mbrëmjen e djeshme vetëm portieri Faton Maloku ka mundur që të udhëtojë me ekipin drejt Tbilisit, por sërish ka pasur vështirësi për “gardianin” kosovar, i cili për 7 orë është detyruar që të qëndrojë në aeroport në pritje që situata të sqarohet.

Një situatë që ka trazuar të gjithë ekipin, pasi është një rast i paprecedentë. Drejtuesit janë në kontakt gjatë gjithë kohës me Ministrinë e Jashtme, por dhe me ambasadën në Turqi.



Po bëhet e pamundura të dhe Rexhinaldo të udhëtojë me skuadrën, por në anën tjetër Ethemi dhe Maliki e kanë gjati të pamundur që të bashkohen me ekipin, edhe pse po tentohet që ata të udhëtojnë nga Maqedoni.

Tjetër problem në Gjeorgji është fakti që skuadra e Kukësit nuk është pritur nga askush, as nga policia e shtetit, që nuk ka marrë masa për sigurinë e klubit dhe delegacionit shqiptar. Një situatë e çuditshme dhe aspak e hijshme nga ana e shtetit gjeorgjian që i krijon klubit kuksian kaq shumë peripeci, kur është vetëm një ndeshje futbolli për t’u luajtur.

DEKLARATA E KLUBIT KUKSIAN

Pas një udhëtimi të gjatë dhe rraskapitës drejt Gjeorgjisë, mes shumë të tjerash janë krijuar dhe pengesa nga autoritet gjeorgjiane. Në mengjesin e sotëm ekipi është akomoduar në hotelin Radison Blue. Klubi i Torpedos si organizator dhe mikpritës i takimit vazhdon të jetë mospërfillës dhe të krijojë pengesa në mënyrë që të mos bashkëpunojë me Kukësin, duke mos përmbushur kushtet minimale te aktivitetit të një rangu Europian. Problemi më shqetësues për ne si klub vazhdon të jetë mospajisja me viza të lojtareve tanë, të Valon Ethemit, Edis Maliqit si dhe Reginaldo Fait, edhe pse aplikimi është bërë në kohë, duke na u premtuar edhe nga autoritetet gjeorgjianë për pajisjen me vizë të tyre.
Aktualisht tre lojtarë ngelen pa udhëtuar për në Tbilis.
Portieri jone, Faton Maloku pasi ka qëndruar për rreth 7 orë në aeroportin e Tbilisit, i shoqëruar nga drejtori sportiv Nderim Nexhipi, ka arritur më në fund që rreth orës 11:00 (me orën e Gjeorgjisë ) te behet i mundur kalimi i tij.
Kontakti i parë me tokën gjeorgjianë nuk ishte aspak mikpritës dhe miqësor, përveç problemeve me Malokun, ekipit tonë nuk i është bërë pritja nga zyrtarët e klubit vendas dhe eskorta e policisë, edhe pse ishte kusht që çdo lëvizje e delegacionit të Kukësit bashke me ekipin të jetë i shoqëruar nga autoritetet gjeorgjiane. Ne si klub bashkë me Presidentin, Safet Gjici, dënojmë këtë indiferencë të ekipit vendas i cili po ben çdo veprim me qellim lodhjen e ekipit te Kukesit dhe stafit te tij.
Kjo sjellje nuk i sherben aspak lojes “Fair Play”, duke e detyruar Klubin e Kukesit te nderprese çdo lloj komunikimi me këtë klub. Madje në shënjë proteste nuk do të marrim pjesë as në dreken zyrtare që organizon klubi vendas, duke vënë kështu në dijeni instancat e UEFA-s si dhe delegatin e ndeshjes.
Klubi yne ka hartuar një sëre masash për të mirëpritur ekipin e Torpedo Kutaisit si mik, por duke parë mikpritjen që është ofruar nga ana e tyre na kanë lëkundur besimin se këta e meritojnë vlerësimin dhe respektin tonë. Mes nesh kemi dhe nje lojtar gjeorgjian, Irakli Dzaria, që është modeli i një futbollisti të mirfilltë, që mund t’iu tregojë mirë bashkëpatriotëvë të tij se si ne i presim miqtë.
Klubi Kukesit si pjesemarres ne UEFA Champions League, nuk mund te sillet si Klubi i Torpedos por do te zbatojë me rigorozitet rregulloren dhe plotësimin e kërkesave te tyre. Nuk është pak të thuhet që ndaj nesh po tregohet racizem, që është elementi i parë i denueshëm nga UEFA.
Urojmë që ky kalvar mundimesh të shërbeje si një shtysë më e madhe për ne, për të luajtur fort dhe për tu larguar me dinjitet nga Gjeorgjia. Një rast i tillë është i papërjetuar ndonjëherë nga ana jonë edhe pse ne kemi luajtur me shumë Republika të tjera ish-komuniste. I bëjmë me dije autoriteteve përkatëse në Shqipëri që të marrin parasysh vështirësitë që po na krijohen nga shteti Gjeorgjian, në mënyrë që të marrin masat pëkatëse.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas