Sport

Kukësi-Laçi, formacionet zyrtare/ Cungu e nis me debutim, pa surpriza Laçi

Kukësi dhe Laçi do të nisin në “Elbasan Arena” rrugëtimin e tyre në Kategorinë Superiore, duke qenë se Kukësi i luan ndeshjet jashtë, për shkak të stadiumit të palicencuar. Pas një aventure në Europë, si Kukësi ashtu edhe Laçi u eliminuan dhe tashmë do ta kenë vëmendjen në kampionat ku secili ekip ka objektivat e veta.

Sa i përket formacioneve të ndeshjes, Cungu vjen me vetëm një ndryshim nga takimi ndaj Torpedos, ku vendin e Allës në mbrojtje, e zë Ardian Cuculi, i afruar pak ditë më parë. Nga ana tjetër, Artan Mërgjyshi nuk ka bërë surpriza, duke hedhur në fushë formacionin më të mirë të mundshëm.



Formacionet zyrtare:

Kukësi: Maloku, Rrumbullaku, Cuculi, Shameti, Maliqi, Dzaria, Musolli, Uilliam, Çyrbja, Harba, Rexhinaldo.
Trajner. Armando Cungu

Laçi: Selmani, Shtubina, Fangaj, Gjoni, Sefgjini, Eller, Jonuzi, Lushkja, Hadroj, Uzuni, Xhixha.
Trajner. Artan Mërgjyshi

Gjyqtarë. Enea Jorgji, Emigers Gançi, Rudin Preça, Laver Alla

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas