Sport

Kukësi drejt Gjeorgjisë me mungesa, dy futbollistë pa vizë përfundojnë në Maqedoni

Klubi i Kukësit po përballet me një situatë shumë absurde para ndeshjes së Ligës së Europës kundër Torpedo Kutaisi dhe do të udhëtojë drejt Gjeorgjisë pa lojtarë të cilët ishin planifikuar të jepnin kontributin e tyre në këtë sfidë.

Burime të klubit treguan për VIp Sport se situata nuk ka ndryshuar në këto orë dhe futbollistët që kanë mbetur pa viza, nuk janë pajisur në kohë për të udhëtuar sot me ekipin drejt Tbilisit, ku do të zhvillohet ndeshja. Ekipi do të udhëtojë rregullisht drejt Gjeorgjisë, për t’u paraqitur atje, por me shumë mundësi do të bëjë një note zyrtare proteste te delegati i UEFA-s për ndeshjen duke kërkuar edhe shtyrjen e saj derisa futbollistët të jenë të gjithë të pranishëm.



Sakaq, Edis Maliqi dhe Valon Et’hemi janë nisur drejt Maqedonisë. Nëse do të pajisen me vizë, nisja e tyre do të bëhet nga Shkupi. Edhe pse në klub mendojnë se ka pak gjasa që një gjë e tillë të ndodhë, lojtarët janë porositur që të qëndrojnë në gjendje gatishmërie për të udhëtuar kurdo drejt Tbilisit nëse do t’i jepet drita e gjelbër për të udhëtuar.

Të njëjtën porosi ka marrë edhe Rexhinaldo, i cili ka qëndruar në Tiranë në pritje të një telefonate shpresëdhënëse për udhëtimin e tij drejt Tbilisit.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas