Sociale

Kukës, shembet rruga e re që lidh qytetin me Shishtavecin

Rruga Kukës- Shishtavec është një ndër akset më të reja në vend. E ndërtuar vitet e fundit, rruga është degraduar në këtë gjendje për shkak se nuk mirëmbahet.

Ndërsa Bashkia Kukës dhe ARRSH ia hedhin topin njëra tjetrës, mijëra banorëve të 14 fshatrave të Kukësit do t’u duhet të vënë në jetën në rrezik edhe këtë dimër.



“Rruga është shumë e shkatërruar. Janë 6-7 mijë banorë që kalojnë në këtë rrugë. Kërkojmë nga Qeveria, Bashkia dhe Qarku që të ndërhyjnë menjëherë sepse jemi në prag të dimrit. Dimri në këtë zonë është shumë i ashpër. Mos të kërkojmë atëherë kur të na ndodh diçka, një sëmundje, një urgjencë, problem”, u shpreh Mehmet Bala, kryetari i fshatit Shishtavec.

Loti i dytë i kësaj rruge ishte përuruar në prag të zgjedhjeve më 2013-ën. Por degradimi i rrugës nisi shpejt. Autoriteti rrugor shqiptar ka tenderuar mirëmbajtjen vetëm për segmentin e parë të këtij aksi prej 11 km. Dhe nëse nuk ka një ndërhyrje për 23 km e tjera, ndoshta kjo rrugë do të duhet të inaugurohet sërish në zgjedhjet e ardhshme.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas