Aktualitet

Kukës: “Drini 2” arreston 2 persona, sekuestrohen armë zjarri e kokainë

Policia e Kukësit në bashkëpunim me FNSH-në e Shkodrës kanë arrestuar dy persona në flagrancë, pasi iu janë gjetur armë zjarri dhe drogë e dyshuar si kokainë.

Në kuadër të operacionit “Drini 2” Policia njofton se janë arrestuar shtetasit, Hasan Spahiu, 24 vjeç, i shpallur më herët në kërkim, dhe Urim Uka, 23 vjeç, banues në fshatin Kalisë, Kukës.



Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative se në vendin e quajtur “Zona Industriale”, Kukës, në banesën e shtetasit N.D ( i cili vuan dënimin në Kosovë për veprën penale “Trafik Narkotikësh”) strehohen persona në kërkim, mbi bazën e këtyre informacioneve u organizua, zhvillua dhe u finalizua me sukses operacioni “Drini 2”, ku u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve të lartëpërmendur.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në banesë, këtyre shtetasve ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri, një armë gjahu, 2 doza lëndë narkotike e dyshuar kokainë, si dhe 18 fishekë pistolete dhe çifteje.”-thuhet në njoftimin e Policisë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas