Kryesore, Shëndeti

Kujtesë e dobët? Studiuesit tregojnë zgjidhjen që ju duhet

Edhe pse truri i njeriut peshon gati 1 kilogramë e gjysmë dhe është pak a shumë sa një portokall i madh, ai ka rreth 100 miliardë neurone ose qeliza nervore, të cilat krijojnë një rrjet pafundësisht të ndërlikuar. Vetëm një neuron mund të lidhet me 100.000 të tjera.

Ky rrjet i jep trurit aftësinë të përpunojë e të ruajë një sasi marramendëse informacioni. Sigurisht, vështirësia është që njeriu të kujtojë informacionin kur i duhet.



Puzzles, fjalëkryq dhe stërvitje janë vetëm disa nga zakonet që përmirësojnë kujtesën. Por, për t’i dhënë me të vërtetë një ndihmesë trurit, dueht të bëni këtë: Studiuesit nga Universiteti i Waterloo në Kanada kanë zbuluar se cila mund të jetë mënyra më e lehtë për të përmirësuar kujtesën tua.

Studimi tyre, botuar kohët e fundit në revistën Memory, sugjeron që leximi me zë të lartë mund të rrisë aftësitë tuaja deri në 15 përqind. Ndihmesa të tjera të jashtme janë:

Vitamina B12 besohet se ju ndihmon me memorie dhe përqendrim, pasi i mirëmban substancat që ndërlidhen me funksionimin e duhur të sistemit nervor.

Studimet e ndryshme kanë treguar se ushtrimet aerobike e përmirësojnë funksionin kognitiv dhe ndërlidhen kryesisht me përmirësimin e memories. Stërvitjet besohet se gjithashtu e inkurajojnë rritjen e qelizave të reja të trurit në hipokampus – zonë e trurit e cila merret me memorien dhe mësimin./Living

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas