Kryesore, Shëndeti

Kujdes: Jo gjithmonë uji është i shëndetshëm!

Uji shpesh është cilësuar si produkti që nuk duhet të mungojë asnjëherë në organizëm, por duket të keni parasysh se ka dhe raste që teprica e tij në trup është e dëmshme.

Intoksikimi nga uji është një problem që ka shkaktuar edhe viktima, kjo ndodh kur njeriu ka pirë aq shumë ujë sa niveli i kripës në gjak bie në nivele të frikshme.



Kur kjo ndodh, uji rrjedh nga gjaku në inde dhe qeliza të tjera. Organi kryesor i prekur nga kjo është truri. Ai enjtet ndjeshëm dhe njeriu bëhet konfuz, ka dhimbje koke dhe të përziera.

Shumë njerëz mund të jenë të rrezikuar nga intoksikimi i ujit janë ata që marrin barna për urinimin dhe ata që vuajnë nga veshkat. Ekspertët thonë se ata që merren me aktivitet fizik siç është vrapi, ecja e shpejtë e të tjera si këto, duhet të pijnë ujë me elektrolite ose të konsumojnë kripë.

Ekspertët ofrojnë dy këshilla kryesore për atletët dhe sportistët e rrezikuar nga intoksikimi nga uji.

Pini ujë kur jeni të etur dhe jo më parë. Sipas ekspertëve, njeriu nuk duhet të pijë ujë nëse nuk është i etur.

Akumulimi i tepërt i lëngjeve nuk e rrit aspak performancën fizike.

Kujdes me humbjen e lëngjeve Përpara se të vraponi, peshohuni duke qëndruar me shumë pak veshje, pas vrapit peshohuni sërish. Në këtë mënyrë do të mësoni se sa lëngje keni humbur gjatë aktivitetit fizik dhe do të merrni masat e duhura për hidratim në aktivitetin e rradhës.

Sa ujë nevojitet në ditë?

Kur vjen puna tek uji, nuk ka një rregull të përgjithshëm për sasinë e mjaftueshme që i nevojitet një të rrituri. Megjithatë, ekspertët më në zë të fushës rekomandojnë se një burrë duhet të konsumojë 3 litra lëngje në ditë, ndërsa një grua duhet të konsumojë 2.2 litra në ditë ose 8 gota./vp

PasPara

1 koment

  1. Artikull i dobet i shkruar ne mungese totale e informacionit. Nuk behen lajmet per shendetin nga biseda mediokre tavolinash kafeje. Te flasesh per ujin dhe ndikimin e tij ne organizem duhet ti referohesh studimeve te mirefillta shkencore. Nje kuriozitet per gazetari/en; Niveli i kriprave ose mineraleve ose elektroliteve( jone me ngarkesa elektrike) qe ndodhen ne ujin e pijshem zene vetem 1% te totalit qe i duhen organizmit. Njeriu huk mund te ushqehet me kripe si bagetia per te shtuar ne peshe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas