Kronika, Kryesore

Kujdes! Pas tragjedisë në Genova, gati të shembet ura ku kalojnë shqiptarët për në det

Pas tragjedisë së Genova-s, Itali, ku humbën jetën 38 persona midis të cilëve edhe dy djem shqiptarë, një tjetër urë e madhe rrezikon të shembet dhe prej saj mund të rrezikohen më shumë shqiptarë.

Kjo urë ndodhet fare pranë Shqipërisë, në Malin e Zi, pikërisht në rrugën ku kalojnë shumë shqiptarë çdo ditë vere për të bërë plazh drejt Budvas.



Të shumtë janë shqiptarët që kanë konstatuar këtë rrezik dhe kanë bërë foto për të paralajmëruar bashkatdhetarët e tyre, duke sugjeruar dhe këshilluar gjetjen e një rruge alternative, për të evituar këtë urë në zonën pranë fshatit Utjeha, pak km pa hyrë në Tivar (Bari).

Dihet se infrastruktura e Malit të Zi është shumë e amortizuar, madje edhe më e keqe se e Shqipërisë, por kjo urë ku çdo ditë kalojnë me qindra makina, madje shumë prej tyre me shqiptarë, rrezikon vërtetë të kthehet në një tjetër tragjedi si ajo e Genovas në Itali.

Prandaj, evitojeni këtë itinerary dhe gjeni një rrugë tjetër!/Mapo.al/

<
>
46725 39391376_10156128787113371_812745195522097152_n 49920532 197320039 Camping-Utjeha-slide 39391376_10156128787113371_812745195522097152_n
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas