Aktualitet, Kryesore

Kujdes! Pas autostradës Tiranë-Durrës, nis rikonstruksioni edhe i rrugës së vjetër

Krahas arnimeve të asaj që njihet si autostrada Tiranë-Durrës, nga nesër do të nisë edhe rehabilitimi i rrugës së vjetër Vorë- Frabrika e Tullave. Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore në një deklaratë të përbashkët kanë bërë me dije se duke filluar që nga dita e nesërme në orën 06 të mëngjesit do të nisin punimet për rehabilitimin e këtij aksi. Ndaj ARRSH dhe Policia e Rrugore i bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve që të shmangin lëvizjen drejt këtij aksi dhe të zgjedhin rrugët alternative.

DEKLARATË E PËRBASHKËT PËR MEDIAN AUTORITETI RRUGOR SHQIPTAR- POLICIA E QARKULLIMIT RRUGOR



Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë median dhe opinionin publik se ditën e hënën, në orën 06:00 të mëngjesit do të fillojë ndërhyrja për rehabilitimin të segmentit rrugor Degëzimi Vorë (shinat e trenit) – Fabrika e Tullave (rruga e vjetër) në kuadër të projektit të mirëmbajtjes me performancë të Bankës Botërore.

ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë procesit të rehabilitimit në këtë aks rrugor dhe respektimin në mënyrë rigoroze të sinjalistikës provizore të vendosur si dhe udhëzimet e policisë rrugore në terren.

Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.

Bllokimi i askit rrugor dhe devijimi i trafikut do të filloje në orën 06:00 të ditës së hënë datë 02/07/2018. ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor ju kërkojnë drejtuesve të mjeteve sa vijon:

Trafiku i mjeteve të rënda që vijnë nga Veriu në drejtim të doganës së Tiranës do të vijojnë normalisht nga Fushë Kruja në Doganë dhe do të kthehen përsëri nga i njëjti segment rrugor dhe do të vijojnë sipas destinacionit përkatës.

Trafiku i mjeteve të rënda nga Veriu në drejtim të portit të Durrësit dhe Jug do të përdorin segmentin Fushë Krujë-Kamëz-rreth rrotullimi “Casa Italia” – Durrës.

Trafiku i mjeteve të rënda nga Jugu, porti i Durrësit, Elbasani në drejtim të veriut do të përdorin segmentin rreth rrotullimi “Casa Italia”- Kamëz-Fushë Krujë.

Drejtuesit e autoveturave do të vijojnë te normalisht drejt destinacioneve respektive duke përdorur urën e Vorës.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas