Sociale

Kujdes! Ministria e Arsimit do të ulë kuotat për degët e mësuesisë

Mësuesia është një nga degët më pak të kërkuara në raport me të tjerat në universitetet publike, në nivel kombëtar. Fakti mbështetet në shifra konkrete, të cilat flasin për një interes të ulët të të rinjve, ku maksimumi i të regjistruarve arrin deri në 100 në arsimin fillor.

 Por, sikur kjo të mos mjaftojë, Ministria e Arsimit synon ta ulë edhe më shumë numrin e kuotave në mësuesi, me argumentin se mësuesit e rinj duhet të jenë më cilësorë.

“Specifikisht për programet e mësuesisë mesatarja e pranimit do të jetë 7. Një nga elementet e tjerë është që studentët që regjistrohen me mesatare mbi 9 nuk do të paguajnë tarifë. Universiteti nuk do të preket nga niveli i të ardhurave, kjo do të bëhet nga Ministria e Arsimit, specifikisht për mësuesinë”, tha Ervin Demo, zv.ministër i Arsimit.



Por, rritja e cilësisë nuk është synimi i vetëm. Tregu i arsimit nuk i përgjigjet punësimit të mësuesve.

“Ne mund të kemi diku te 20% më pak studentë që regjistrohen, por duhet të kuptojmë që nëse ne marrim numrin total të studentëve që janë të regjistruar në mësuesi, ky numër është më i madh se vendet e lira në sistem”, tha më tej Ervin Demo.

Po vet maturantët çfarë mendojnë?

“Jo, s’paguhet, s’respektohet…”, thonë studentët.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas