Te Vecanta

Kujdes! Grerëzat dhe qentë janë më vdekjeprurës se gjarpërinjtë… për njerëzit

Keni kujdes apo frikë nga gjarpri, merimanga apo akrepi…? Por mbajeni në mend këtë: Më shumë keni gjasa të vdisni nga një grerëz apo qen.

Po po! Ndër 1610 njerëz të vrarë nga kafshët mes viteve 2008 dhe 2015, 478 prej tyre janë pickuar nga bletët dhe grerëzat, si dhe 272 janë kafshuar nga qentë, thuhet në hulumtimin e publikuar nga “Wilderness & Environmental Medicine”.



Gjarpërinjtë, merimangat dhe akrepat janë shkaktarë të 99 vdekjeve brenda tetë vjetëve.

Duke përdorur të dhënat e “Centers for Disease Control and Prevention”, hulumtuesit kanë zbuluar se, 72 njerëz janë vrarë nga kafshët tjera, siç janë kuajt, macet dhe derrat.

Vetëm gjashtë njerëz vdesin në vit nga kafshimi i gjarprit dhe gjashtë nga helmi i merimangës.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas