Kryesore, Rajoni

Kufizimi me Shqipërinë, Hungaria i dhuron Malit të Zi 25 km gardh kufitar

Hungaria ka vendosur t’i dhurojë Malit të Zi një gardh kufitar prej 25 km, në mënyrë që kjo e fundit të frenojë emigrantët që vijnë nga Shqipëria, por jo vetëm.

Mediat hungareze shkruajnë se ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto i ka ofruar ndihmë Podgoricës, dhe se drejtuesit e policisë kanë rënë tashmë dakord të ofrojnë 25 km gardh për të mbrojtur pjesën e rrezikuar të kufirit malazezo-shqiptar, si dhe për të ndaluar emigracionin e paligjshëm.



Ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Srdjan Darmanoviç tha se qeveria malazeze është gati të mbrojë vendin e saj kundër valës së tanishme të emigrantëve që po rezultojnë të jenë edhe nga Turqia dhe Greqia.

Sa i takon Szijjártó-s, ai ka deklaruar se është në interes të Budapestit që pala malazeze të mbrojë kufijtë e vet.

“Hungaria është e gatshme t’i japë Malit të Zi të gjithë ndihmën, për të mbrojtur kufirin e saj jugor”, tha ai.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas