Dikur, Kryesore

Kufizimet: Të hapura dhe të fshehta

Një set me foto befasuese, të realizuara nga fotografi afro- amerikan Gordon Parks pritet që të dalë në ekspozitë në fund të këtij muaji.

Koleksioni titullohet “Kufizimet: Të hapura dhe të fshehta”.



Fotografi ndjek jetën e tre familjeve në Mobile, Alabama, gjatë segregacionit në vitin 1956.

Imazhet tregojnë se si ishte rutina e përditshme në një qytet të ndarë në bazë të racave.

Albumi është rizbuluar në vitin 2012, gjashtë vjet pas ai vdiq nga kanceri në moshën 93- vjeçare dhe do ekspozohet në Muzeun e Artit të Lartë në Atlanta.

Fotot ishin pjesë e një eseje të publikuar nga revista Life në vitin 1956.

Në fakt vetëm 20 foto u publikuan në foto- ese. Ndërkohë 50 foto të tjera me ngjyra janë zbuluar në vitin 2012.

Ato do të ekspozohen tani.

Gordon Parks ishte i pari afro- amerikan që realizoi foto për revistën Vogue.

Ai ka fotografuar personazhe të famshëm si Malcolm X, Barbara Streisend, Muhamed Ali, etj.

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas