Aktualitet, Kryesore

Kufizim qarkullimi për mjetet e rënda, ja si do jenë masat për sezonin turistik

Kufizimi i qarkullimit për mjetet e rënda gjatë sezonit turistik ka qënë në tema e takimit konsultues mes ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri me shoqatën e Transportit Ndërkombëtar të Mallrave.

Dy ministri po hartojnë udhëzimin për kufizim të qarkullimit për mjetet e rënda nga 15 qershori deri më 15 shtator.



“Gjatë sezonit turistik, nisur edhe nga kushtet e disa segmenteve rrugore dhe për të krijuar lehtësi për pushuesit, sidomos në ato zona që kanë intensitet me turizmin, bazuar në legjislacionin në fuqi, sëbashku me Ministrin e Brendshëm do nxjerrim një udhëzim ku do të disiplinojmë trafikun e mjeteve të rënda.

Duke vendosur nga 15 Qershori në 15 Shtator kufizim të trafikut të mjeteve të rënda në periudhat e fundjavave. Duke nisur nga e premtja përfshirë ditën e dielë trafiku i mjeteve të rënda do të ndalohet në disa segmente kryesore rrugore”,- u shpreh Gjiknuri.

Gjatë diskutimit me grupet e interesit, u dakordësua periudha e disiplinimit 15 Qershor-15 Shtator ndërsa në ditët e ardhshme do të përcaktohen nga specialistët edhe oraret e kufizimit të qarkullimit në këto tre ditë të fundjavave dhe gjithashtu akset në të cilat do të zbatohet për të krijuar lehtësitë e lëvizjes por dhe mos penguar bizneset në aktivitetin e tyre.

Udhëzimi do të ndiqet e zbatohet në terren në koordinim mes Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe agjencive tjera që rregullojnë transportin rrugor përfshirë dhe Portet dhe Doganat./TCH/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas