Politika

Kufijtë/ Besnik Mustafaj: A ka ndonjë dëmshpërblim për Serbinë? Përkon me insistimin e Daçiç

Publicisti Besnik Mustafaj shprehet se, është më rëndësi që Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ta sqarojë një herë e mirë publikun se si do të procedohet nëse merret një vendim për korrigjim kufijsh.

I ftuar në studion e lajmeve në “News24”, ai e konsideroi Serbinë një vend negociator shumë të vështirë.



“Thaçi duhet të sqarojë para opinionit publik se si e mendojnë këtë bashkim të territoreve të Preshevës me Kosovën, e dyta nëse ka ndonjë dëmshpërblim për Serbinë, dhe pse përkon me insistimin e ministrit të Jashtëm Daçiç, për rregullimet territoriale.

Ikja nga Kosova e pjesës veriore, është ikje me rëndësi vitale për shtetin e Kosovës, se janë burime ujore atje lart. Kosova thahet nga etja pa ato burime. Ikën pjesë me rëndësi jetike për mbijetesën e Kosovës. Terreni konkret do e komplikojë punën dhe do ketë kundërshti nga brenda. Do ketë pasoja në nivel ndërkombëtar. Jam i bindur se përpjekjet që bëhen në këtë drejtim, bëhen për realizimin e një objektivi të shtetit serb prej vitesh.

Nuk kam informacion nëse departamenti i shtetit është dakord me diçka të tillë. Por nëse dy vendet bien dakord me mirëkuptim, s’besoj se kundërshtohet nga ndërkombëtarët,” tha ndër të tjera Mustafaj.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas