Aktualitet

Kubë/ Prona private do të njihet për herë të parë… me reformë kushtetuese

Kuba do të njohë zyrtarisht për herë të parë pronën private në bazë të Kushtetutës së re me shumë ndryshime, bën të ditur media shtetërore.

Shitja e pronës u ndalua kur erdhi në pushtet Fidel Castro në vitin 1959, por u lejua pas ndryshimit të ligjit në vitin 2011.



Kushtetuta e re e shtetit të drejtuar nga komunistët do të riafrimojë se planifikimi qendror dhe ndërmarrjet shtetërore janë kyçe për ekonominë. Kjo pritet që të miratohet pas një votimi në asamblenë kombëtare javën e ardhshme.

Draft kushtetuta do të kalojë edhe në referendum për një aprovim përfundimtar më vonë gjatë këtij viti.

Nëse draftkushtetuta do të aprovohet, ajo do të zëvendësojë kushtetutën ekzistuese e cila u miratua nga Partia Komuniste në vitin 1976.

Në bazë të reformave të propozuara, Partia Komuniste do të mbetet forca politike dominuese në Kubë.

Megjithatë, presidentët do të kufizohen në dy mandate 5-vjeçare radhazi, ndërsa pushteti politik do të ndahet mes presidentit dhe kryeministrit.

Me kushtetutën e re, do të ndalohet diskriminimi gjinor. Grupet LGBT shpresojnë që të legalizohet martesa brenda së njëjtit seks.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas