Dikur, Kryesore

Ku u morën reliket e Enver Hoxhës?

rama arvizuHapja e bunkerit anti- bërthamor në periferi të Tiranës, tashmë të kthyer në një muze, ka ngjallur një debat të fortë: a është ky objekt një muze dedikuar Enver Hoxhës?

I pari që komentoi në lidhje me këtë ishte Spartak Ngjela.



Ai tha se ky është një muze i fshehur për të nderuar Enver Hoxhën.

“Kurrë mos iu shkojë në mendje se Bunk-arti i Ramës, në këmbë të Malit të Dajtit, është një muze për të treguar bunkerët e Enver Hoxhës, apo të regjimit komunist.

Ai është një metodë e propagandës tipike totalitare për të hapur “legalisht” një muze për Enver Hoxhën. Ajo është nje vepër e gjitha e ndërtuar nga kinezët, siç u ndërtua nën tokë dhe vetë Uzina e Traktorit, që është aty pranë.

Tani atje kanë mbledhur të gjitha reliket që kanë grumbulluar nga Enver Hoxha.

Ku i gjetën reliket këta që vetë janë relike?

Sepse, ai Bunker u vodh i gjithë në kohën e trazirave të vitit 1997,” shkruan Ngjela.

Sali Berisha shkon edhe më tej, kur thotë se reliket janë marrë nga Nexhmije Hoxha, e veja e diktatorit.

“Në atë bunker, ndryshe nga sa mashtroi paftyrësisht Edi Rama shqiptarët, nuk ka ekzistuar deri para një viti asnjë foto e Enverit, asnjë objekt, shtrat, jorgan, batanije, tavolinë, harta apo mjete të tjera të kohës së tij. Të gjitha janë ofruar nga zonja e zezë e Enver Hoxhës, familja dhe arkivat e saj.

Duke e ngritur “art muzeun” e diktatorit Hoxha, me rreth 1 milion euro, para të taksapaguesve shqiptarë, të cilat ia besoi, pa tender, Karlo Bolinos, Edi Rama poshtëron një popull të tërë që përjetoi, gjatë sundimit të Hoxhës, izolimin më të thellë të historisë së tij,” shkruan Berisha.

Faktin që bunkeri është plaçkitur e thekson edhe banakierja e këtij bunkeri, Natasha Konxhia.

“Bunkeri u shkatërrua në vitin 1997, shumë gjëra u dëmtuan, u vodhën objekte luksi, si p.sh. porcelanet luksoze të dhomës së Enverit e gjëra të tjera. Tani që është restauruar, më vjen mirë, pasi ky vend ka histori,” thotë ajo për Panoramën.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas