Kronika, Kryesore

“Ku t’i lë unë këto kapackat e numrave moj qyqa?”, zbardhen përgjimet e nuses vrasëse në Vlorë

Publikohen përgjimet e dosjes që zbardhi krimin makabër në Vlorë me dy viktima para disa muajsh, ku nënë e bir, Olsi dhe Selkie Hoxhallari u vranë e u dogjën në banesën e tyre nga nusja e shtepise, Hysnije Hoxhallari.

Përgjimet e kryera nga policia dhe prokuroria e Vlorës zbardhën krimin makabër që më 22 Janar të 2018 tronditi Vlorën. Viktimat u vranë dhe dogjën të gjallë nga nusja e shtëpisë e cila u ndihmua nga i dashuri i saj.



Nga përgjimet, Hysnie Hoxhallari, bashkëshortja e Olsi Hoxhallarit të vrarë e djegur brenda shtëpisë së tij sëbashku me nënën, është kapur mat në tentativë për të zhdukuar disa karta telefoni “sim”. Ajo këtë bisedë e bën me motrën e saj pak orë pas krimit makabër. Hysnia kërkon ti gjej një vend të sigurit kartave telefonike.

PERGJIMI

Hysnija: Ku ti lë unë këto moj qyqa?

G: Cfarë janë ato?

Hysnie: Ja me këto kapackat e numrave.

G: Po mirë moj hidhi.

Këshillën për ti hedhur nga e motra e merr me shqetësim pasi ka frikë se ata, referuar hetuesve i gjejnë.

Hysnie: Huuu, t’i shikojnë ato, kush i ka pasur këto numra. Pastaj i mora me vrap, thashë o zot do ti gjejnë aty, hajde të bësh punë.

G: Po mirë moj unë i kam pasur.

Hysnija: Unë i kam pasur po ti c’ne kaq numra këtu, hiq një e vër një, hajde merru me ta. Hidhi me ilacet me c’farë janë këtu. Po moj Oli i ka mbledhur që atëherë, hidhi të tëra mos i gjej njeri, të tëra kapackat.

Kjo bisedë e kryer me shqetësimin se ku do fsheh Hysnija numrat e telefonit dhe motrës së saj është transkiptuar brenda 24 orëve dhe 2 ditë pas krimit Hysnije Hoxhallari është prangosur dhe sot ndodhet në qeli.

Dyshimet e hetuesve janë shtuar teksa e motra e Hysnijes është shprehur: Unë mirë që i hoqa se mos i gjenin këtu e bëjnë punë me gomerët.

Hysnija e pyet: Po ku t’i hedh thuaj?

G: Lëri në banjë njëherë.

Hysnija: Të vijnë në banjë direkt atje i ke, atë të bëj unë, të merrem me ata pastaj. Ej po kësaj si t’ia bëj unë? Këto leja Hamzait thuaj ti flaku kur të ikësh andej këto letrat.

Nga analizimi i këtyre përgjimeve ka rezultuar Hysnije Hoxhallari kishte dy numra telefoni dhe jo një siç kishte deponuar më parë në polici. Por surpriza e hetuesve ishte celulari i saj në të cilin ishin përdorur nga 7 Maj 2017 deri në 31 dhjetor 2017 plot 6 numra telefoni dhe një në emër të të dashurit të Hysnijes shtetasit Kasem Pirjasi.

Nga tabulatet telefonikë komunikimet e Hysnije Hoxhallarit me të dashurin e saj Kasëm Pirjasi nisnin çdo ditë nga ora 06:30 minuta e mëngjezit deri në 00:30 të mbrëmjes, vetëm gjatë ditëve që bashkëshorti i Hysnijes viktima e krimti makabër Olsi Hoxhallari ndodhej në Greqi.

Me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda, Pirjasi dhe e dashura e tij Hysnije Hoxhallari ndodhet në burg. / Shqiptarja.com

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas