Kryesore, Politika

“Ku ta dija unë i varfri, mora pushkën dola malit”, gjyqtari Metalla reagon me poezi pas shkarkimit

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi sot shkarkimin e gjyqtarit Ervin Metalla.

Vendimi erdhi pasi gjyqtari, rezultoi se gjyqtari kishte kryer një seri transaksionesh për blerjen e një apartamenti dhe një garazhi në vitin 2007 në Tiranë.



Metalla e kundërshtoi këtë vendim, por KPK vendosi që ta shkarkojë nga detyra. Gjyqtari i Durrësit ka reaguar me anë të një poezie në rrjetet sociale pas vendimit për shkarkimin  e tij.

Ai ka zgjedhur poezinë “ Ku ta dija unë i varfri”, për të reaguar në lidhje me vendimin që u morë kundrejt tij.

KU TA DIJA UNE I VARFRI

Mora pushkën dola malit,

Të luftoja për atdhe,

Ku ta dija unë i varfri,

Se armiku ishim ne.

Mora pushkën, dola malit

Të luftoja per liri,

Ku ta dija une i shkreti

Se armiku ishe ti.

Mora pushkën dola malit

Të luftoja ne furtunë;

Ku ta dija une i ngrati

Se armiku isha unë.

metalla

PasPara

2 komente

  1. I “varfer” pasanik, milioner me bordero shteti, po te pakten gjene mire qe e pranon qe eshte armik (hajdut me cizme) dhe per kete duhet sekuestro pasurish dhe burg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas