Te Vecanta

Ku studiojnë miliarderët?

miliarderet

Sipas një studimi global, që është bërë së fundmi, 2 të tretat e miliarderëve kanë një diplomë universitare.



Në Britaninë e Madhe, 4 në 5 miliarderë kishin vazhduar një nivel të lartë studimi.

Studimi, i quajtur UBS Billionaire Census, u krye nga një grup bankash në Zvicër.

Qëllimi i censusit ishte për të vërtetuar teorinë se miliarderët merrnin mësime private apo jo.

Në census morën pjesë 2 mijë e treqind miliarderë, nga ku rezultoi se çereku i tyre kishte diploma master, ndërsa të paktën 1 në 10 prej tyre kishte edhe doktoraturë.

Sipas studimitm pjesa më e madhe e tyre kishte studiuar në shkollat më prestigjioze dhe tradicionale në botë.

16 nga 20 universitetet ku kishin studiuar miliarderët, ishin në Shtetet e Bashkuara.

Universiteti i Pensilvanisë zinte vendin e parë si universiteti që kishte prodhuar më shumë diploma miliarderësh, i ndjekur nga Harvardi, Yale, Princeton, Cornell dhe Stanford.

Ja dhe një listë e 20 universiteteve ku janë diplomuar pjesa më e madhe e miliarderëve:

 

  1. University of Pennsylvania
  2. Harvard University
  3. Yale University
  4. University of Southern California
  5. Princeton University
  6. Cornell University
  7. Stanford University
  8. University of California, Berkeley
  9. University of Mumbai
  10. London School of Economics
  11. Lomonosov Moscow State University
  12. University of Texas
  13. Dartmouth College
  14. University of Michigan
  15. New York University
  16. Duke University
  17. Columbia University
  18. Brown University
  19. Massachusetts Institute of Technology
  20. ETH Zurich

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas