Kronika, Kryesore

“Ku je o Ismail Qemali i Shqipërisë”

bashkim hoxhaJanë zbuluar disa prej mesazheve që avokati Bashkim Hoxha i kishte nisur kryeministrit Edi Rama. Mesazhet janë dërguar natën duke u gdhirë 29 nëntori.

“Ku je o Ismail Qemali i Shqipërisë. Fotografia juaj po qarkullon në gjithë botën si fotoja e Ismal Qemalit dhe Isa Boletinit në Konferencën e Londrës”, është një nga mesazhet që avokati Bashkim Hoxha i kishte nisur kryeministrit.



Mësohet se pas këtij mesazhi, Rama ka marrë në telefon avokatin Hoxha, duke i kërkuar llogari se, kush ishte ai njeri që e shqetësonte në atë orë dhe se çfarë kërkonte.

Gjatë ditës së sotme, prokurori që po e heton këtë çështje, Valentin Prençi, ka çuar në Gjykatën e Tiranës, dosjen për masën e sigurisë ndaj avokatit Bashkim Hoxha.

Ky i fundit akuzohet për “kanosje dhe keqpërdorimit të thirrjeve telefonike”.

Gjithë ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mengjesit të datës 29 Nëntor.

Gjatë marrjes në pyetje, avokati Hoxha nuk ka dhënë ndonjë arsye konkrete se, pse i kishte çuar ato mesazhe telefonike, ndërsa ka thënë se, ishte në gjendje të dehur.

PasPara

3 komente

  1. Te lirohet nga burgosja. Sikur te arestohen te gjithe njerezit qe çfar nuk shkruajne ne mesazhe nuk do kishte burg qe ti mbante. Ne qofte se eshte shqetesuar kryeministri te fikte celularin ose te ndroje numerin sepse dhe ne keshtu bejme. Po njerezit qe per çfardo lloj arsye shajne kryeministrin e tyre duhet ti fusim ne burg?

  2. Edi nuk eshte aq budall sa te mos e kuptoje se avokati Hoxha eshte tallur rende me te prandaj edhe e ka cuar drejt burgut.Te them te drejten une rreshtohem nder ata qe nuk shoh ndonje gje pozitive ne figuren e kryeministrit,por di qe s’kam te drejt ta shqetesoj ne celularin e tij personal edhe pse ai mund ta kete bere numurin publik

  3. Nese eshte fjala thjeshte per kete mesazh ku duket kjarte se avokati e ironizon kryeministrin duke e quajtur Ismail Qemali, eshte vete ai qe publikisht ka mbi dy vite qe flet per Rilindjen e Shqiperise dhe e ka vene veten permbi te gjitha figurat e shquara te Shqiperise, vec Ismail Qemalit. Nuk me duket te kete ne kete mesazh, as ofendime e jo me kercenime sic eshte thene ne media. Me e shumta, avokati qe duket se ka qene nen veprimin e alkolit dhe e ka shqetesuar kryeministrin tone duke ja prishur gjumin, mundet qe ndonje gjykate pas denoncimit te Rames, mund ti jape ndonje gjobe, por jo te arestohet e keqtrajtohet nga policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas