Rajoni

Ku do i strehojë Shqipëria emigrantët e bllokuar në Itali?!

Një ditë më parë lajmi që Shqipëria do të strehonte 20 prej refugjatëve të bllokuar në anijen ‘Diciotti’ në brigjet italiane bëri bujë.

Zyrtarët më të lartë italianë shprehën falënderimet përkatëse, por pyetja që të gjithë shtrojmë është se ku do të strehohen emigrantët nga Eritrea?



Burime qeveritare sqaruan për Report Tv se kanë nisur bisedimet me palën italiane dhe pritet që në ditët në vazhdim emigrantët të vijnë në Shqipëri.

Të njëjtat burime saktësojnë se ata do të mbërrijnë me traget nga porti i Durrësit dhe më pas do të strehohen në një nga 4 qëndrat për azilkërkues që ka Shqipëria. Po të njëjtat burime sqaruan se më optimalja është qendra e Karrecit në Durrës por ende nuk është vendosur përfundimisht.

Sakaq, burime pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme konfirmojnë se u është dërguar zyrtarisht autoriteteve italiane kërkesa dhe gatishmëria për strehimin e 20 klandestinëve dhe nga të dy palët kanë nisur procedurat për transferimin e tyre.

Vetë Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati me anë të një postimi në Twitter u shpreh se Italia që shpëtoi dje i shpëtoi shqiptarët, merr sot një dorë nga Shqipëria.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas