Kryesore, Politika

Kthimi i ligjit për Teatrin, Patozi: Refuzimi i Presidentit betejë e vogël, lufta shtyhet në shtator

Presidenti Ilir Meta ka kthyer në Kuvend për rishqyrtim ligjin për Teatrin, duke sjellë reagime të shumta.

Ka qenë dhe ish-deputeti Astrit Patozi, i cili ka reaguar për këtë vendim të Metës duke thënë  ka bërë një mirë që e ktheu ligjin.



Postimi i plotë
“LUFTA” SHTYHET PËR NË SHTATOR

Ilir Meta bëri mirë që e ktheu ligjin për teatrin. Nuk po i futem arsyeve kushtetuese dhe juridike, por në finale, kjo qeveri ka nevojë që herë pas here dikush t’ia ndalë revanin e vet, ne ate që çfarë i sheh syri i zë dora.
Edhe sikur presidenti të mos e ketë kthyer fare për këtë shkak, por për të dhënë një mesazh tjetër, ai prapë është një gjest që ia vlen.
Por problemi është se refuzimi i Ilir Metës është një betejë e vogël, me të cilën nuk mund të quhet e fituar lufta.
Sepse i bie qe ai të ketë shpetuar vetem gushtin nga fadromat mbi teatrin, por shtatori vjen gjithmone shpejt.
Dhe kete e dine te gjithe, qe nga ai qe shpalli sot dekretin, e deri tek punetoret e skenes dhe pastrueset e teatrit.
I vetmi qe nuk kupton asgje ne kete histori eshte ai qe paralajmeron lufte civile, i cili sot pasdite duhet te kete marre fryme i cliruar, qe te pakten veren mund ta haje rehat dhe t’i beje ku te doje pushimet.
Kur te kthehet pastaj, ka vetem dy mundesi: Ose te rrembeje armet, ose te hakerrehet prape, siç beri me Fatmir Xhafen.
Te cilit i tha se do te kalonte vetem mbi trupin e tij per te shkuar ne zyre.
Deri tani Fatmiri ka kaluar vetem dy here…

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas