Kryesore, Politika

Kthesa e PD me buxhetin, vjen propozimi i parë për tekstet shkollore

Pas kundërshtimit të projekt-buxhetit edhe në mbledhjen e sotme të komisionit të Ekonomisë, demokratët kanë hedhur hapin e parë konkret duke sjellë një amendament për tekstet shkollore.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, ka depozituar amendamentin që parashikon tekste shkollore falas për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e nëntë.



“Shpenzimet për tekstet shkollore dhe ato ndihmëse të nxënësve në arsimin publik, nga klasa e parë deri në klasën e nëntë, mbulohen plotësisht nga buxheti i shtetit”, – thuhet në propozimin e depozituar në Kuvend, nga Partia Demokratike.

Tekstet shkollore falas ka qënë një propozim i kahershëm i Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Edhe pse qeveria nuk e ka marrë deri më tash në konsideratë një propozim të tillë, demokratët bazohen tek modeli që sjellin shumë vende të rajonit por edhe BE-së.

“Tektset falas për nxënësit, do të ishin një ndihmesë për familljet e varfëra shqiptare, që kanë një prej shpenzimeve më të mëdha të vitit blerjen e librave për fëmijët…”, – thuhet në relacionin e PD-së, që i bashkëngjitet amendamentit.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas