Aktualitet

KSHH: Rritet fluksi i emigrantëve të paligjshëm që kaluan kufirin shqiptar në 6 muajt e parë të 2018

“Gjashtëmujori i parë i 2018-ës ka njohur fluks në rritje të emigrantëve të paligjshëm që kanë kaluar kufirin shqiptar, ndërsa në pikat kufitare ka mungesa në logjistikë. Shteti shqiptar nuk ka kapacitetet për të ushtruar kontrolle në të gjithë kufirin e gjelbër”.

Konkluzionet janë bërë të ditura nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit pas monitorimit dyditor në të gjitha pikat kufitare në Jug të vendit.



Eria Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e KSHH pohoi për median se policia kufitare nuk ka dhënë informacion për shifrën e saktë të emigrantëve të paligjshëm që kanë hyrë në Shqipëri nga kufiri grek. Ndërsa janë konstatuar shkelje nga të dyja palët greke dhe shqiptare në respektimin e të drejtave të emigrantëve dhe personave të tjerë që kalojnë kufirin.

Konkluzionet paraprake të Komitetit Shqiptar të Helsinkit theksojnë se kapacitet infrastrukturore në pikat kufitare janë të kufizuara, ndërsa vihen re mungesa në personel ku përkthyesi, psikologu apo mjeku nuk janë pjesë e organikës.

Konkluzioni përfundimtar i tyre është se, shteti shqiptar nuk ka kapacitet e trajtimit të një fluksi të madh klandestinësh.

Drejtoresha e këtij Komiteti foli edhe për vettingun, duke vlerësuar përshpejtimin e këtij procesi që deri në fund të qershorit po ecte me ritme të ngadalta. Sipas saj thelbësore është përfundimi i 57 subjekteve prioritare të përcaktuara në listë, por në tërësi procesi është transparent.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas