Kronika

Ksamil/ Aksidentohet rëndë çifti italian pranë kanalit të Çukës, humb jetën gruaja, plagoset burri




               Publikuar në : 11:45 - 24/08/18 |
mapo.al

Një aksident i rëndë thuhet se ka ndodhur në rrugën Çukë – Ksamil, afër Manastirit.


Aksidenti ka ndodhur në aksin Sarandë-Ksamil, në zonën e njohur si Hidrovori. Sipas të dhënave të para, si pasojë e aksidentit dyshohet se ka viktima.

Mesohet se një motor i një çifti turistësh italianë është përplasur me një automjet, dhe për pasojë ka humbur jetën gruaja ndërsa burri që ngiste motorrin është rëndë.

Qytetarë po shkruajnë në adresën e se aksidenti është i tmerrshëm dhe së paku dy persona janë të vdekur.

Në aksident janë përfshirë një motor ku udhëtonin dy turistë të huaj dhe një makinë.

Dyshimet e para janë se viktima janë dy turistët.

Nuk dihet ende identiteti i tyre dhe rrethanat si ka ndodhur; policia ka shkuar në vendin e ngjarjes pranë hidrovorit.


Etiketa: , , , ,

loading...

loading...
KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas