Aktualitet, Kryesore

Kryetari i PD Kukës: Rama i frikësuar, ndryshimi i axhendësdhe vendosmeria e kuksianeve…

Nga Arif Rexhmati

Keto dite, ndonese tinez, drejtore dhe administrata e emeruar dhe e perdorur politikisht nga Gjici dhe PS-ja ne Kukes, te gjetur ne faj dhe pa kurajo ballafaqimi me qytetaret planifikojne ne fshehtesi te plote nje panair punesimi ne Kukes, ku u eshte thene se do te marre pjese edhe kryeministri Rama…



A thua çdo te thone kuksianet per nje vizite tuajen z.Rama ne Kukes , kur:

Ju z. Kryeminister akoma nuk keni shlyer fajin qe keni bere ndaj kuksianeve, pranuar publikisht para shqiptareve ,duke penguar levizjen e lire dhe hequr barazine e kuksianeve me qytetaret e tjere te Shqiperise… ku me fajin e tuaj dhe per fajin tuaj perplaset qytetaret me policine me 31 Mars.

Akoma kater kuksianet e burgosur politikisht jane ne burg.

Nuk i eshte kthyer pergjigje peticionit te 49 keshilltareve te Kukesit Hasit dhe Tropojes per zerimin e takses ne Rrugen e Kombit. Mendja juaj e mbrapshte kujton se do i binde banoret e Kukesit dhe me gjere qe te paguajne taksen e padrejte te rruges. Pasurite tona mbi e nen tokesore po i shfrytezon per pasurimin e olgarkeve te tu qeveritare (e thene troç hajnave tuaj).

Rajoni i Kukesit eshte kthyer ne nje “burg te madh” , rrethuar ne njeren ane dogana e Morinit, ne anen tjeter dogana e konçensionit tuaj ne Rrugen e Kombit, aeroporti qe s’funksionoi asnje dite dhe dera e mbyllur e administrates tuaj per te zgjidhur problemet e shumta
Ndaj nga ky “burg” po arratisen drejt perendimit çdo dite me dhjetera te rinj me arsim te larte qe s’po gjejne pune as si kamerier.

Sa per punesimin ne Kukes e dine dhe e prekin te gjithe ; familjet e varfera, te rinjte e papune, bizneset qe po mbyllen çdo dite . Jane me dhjetera probleme te shkaktuara nga ju dhe qeverisja juaj ne Kukes, z.kryeminister, ndaj mos planifikoni vizita te fshehta ne qytetin tone, por para se te planifikoni te vizitoni Kukesin deklaroni:

1-Heqjen me Vendim Qeverie te takses ne Rrugen e Kombit.
2-Ndalimin e paligjshem dhe lirimin e menjehershem te kater te burgosurve politik qe mbahen ne qeli .

Nese i realizoni keto mund te mos e ndryshoni viziten ne Kukes “per arsye axhende”, ndonese ne Kukes dhe nga kuksianet asnjehere nuk do te gjesh mbeshtetje as ti as oligarket e tu.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas