Kronika, Kryesore

Kryepolici rreh një femër në zyrën e tij

ilir prodaDrejtori i Policisë së Shtetit, Artan Didi ka pezulluar nga detyra shefin e Komisariatit numër 2 në Tiranë, Ilir Proda.

Kjo masë ka ardhur si pasojë e shkeljes së etikës nga Proda në ndjekjen e një denoncimi të një vajze.



Burime nga policia e Tiranës kanë konfirmuar se pezullimi ka ndodhur para dy ditësh dhe Drejtoria e Standardeve në Policinë e Shtetit po ndjek këtë rast.

Të njëjtat burime kanë saktësuar se një vajzë ka denoncuar të dashurin e saj në komisariatin që drejtohet nga Ilir Proda, për keqpërdorim të thirrjeve telefonike.

Mësohet se Proda e ka marrë personalisht në shqyrtim këtë rast, ku së bashku në zyrën e tij ka qenë djali dhe vajza, për të sqaruar këtë situatë.

Në këtë moment ka ndodhur dhe konflikti ku vajza e re dhe djali janë grindur përsëri. Saktësohet se kur denoncuesja ka dalë nga zyra i ka thënë familjarëve të saj se është qëlluar dhe nga shefi i komisariatit numër dy.

Vajza pas kësaj ka bërë dhe një kallëzim për Ilir Prodën dhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në ministrinë e Brendshme ka nisur një hetim specifik për këtë rast.

Edhe pse është marrë masa ndaj Prodës, ky i fundit vazhdon të jetë në krye të detyrës, sepse urdhëri është dhënë vetëm gojarisht.

Kjo për shkak se drejtori i Policisë së Shtetit, Artan Didi ndodhet në Serbi.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas