Aktualitet

Kryeministri i Greqisë: Ulje pagash, ndryshe falimentojmë

Kryeministri grek, Lukas Papadhimos ka deklaruar se Greqia mund të falimentojë plotësisht në mars, nëse sindikatat nuk pranojnë reduktime të mëtejshme të pagave.

‘Duhet të reduktojmë pagat në sektorin privat për t’u bërë me kompetitivë, përndryshe do të falimentojmë duke dalë edhe nga eurozona”, – ka paralajmëruar ai në një takim me përfaqësuesit e industrialistëve grekë dhe Unionit të Sindikatave të sektorit privat që kanë shprehur kundërshtimet e tyre. “Në lidhje me kontratën kolektive kombëtare të punës dhe pagën minimale të punonjësve të varfër, ne themi se nuk do të bëjmë asnjë hap pas”, – thotë Janis Panagopulos nga sindikatat. Në 16 janar mbërrin në Greqi grupi i specialistëve të Trojkës, të cilët do të vlerësojnë përparimin e reformave për reduktimin e deficitit shtetëror, nga i cili varet edhe marrëveshja për paketën e ndihmës prej 130 miliardë eurosh, 88 prej të cilave do të marrë vendi në muajt e ardhshëm. Por specialistet e FMN-së, BE-së dhe BQE-së kërkojnë reduktim të pagave tashmë në sektorin privat, heqjen e pagës së 13 dhe 14 dhe bonuseve të tjera ekzistuese, ashtu siç vepruan para disa muajsh edhe në sektorin shtetëror.



PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas