Kryesore

Kryeministri belg vjen në Tiranë, kur do të takohet me Metën dhe Ramën

TIRANE– Kryeministri belg Charles Michel vjen sot në vendin tonë për një vizitë pune, ndërkohë që ditën e nesërme do të udhëtojë drejt Serbisë.

 



Në kuadër të kësaj vizite, në orën 15:00 do të zhvillohet një ceremoni ushtarake, ndërsa do ta presë homologu i tij Edi Rama. ‘BalkanWeb’ mëson se kryeministrit belg do të zhvillojë takime me presidentin Ilir Meta, ndërsa në axhëndë parashikohet të mbahet në orën 17:00. Fill pas takimit me Ramën, dy homologët do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

 

Udhëtimi i Michel vjen në një kohë kur, sipas tij, Evropa ballafaqohet me zgjedhje të rëndësishme, ku marrëdhëniet me Ballkanin kërkojnë gjithashtu zgjidhje.

“Të dy vendet përballen me një sërë sfidash, duke përfshirë sundimin e ligjit, sigurinë dhe stabilitetin gjeopolitik. Përveç situatës në kufirin lindor të Evropës dhe situatën në Evropën Jugore, Ballkani Perëndimor është një problem i madh në marrëdhëniet me Rusinë, e cila dëshiron të zgjerojë ndikimin e saj në rajon”, është shprehur para nisjes kryeministri belg.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas