Politika

Kryemadhi takon Fleckenstein: Rama po bllokon integrimin

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me raportuesin e Parlamentit Europian për Shqipërinë, Knut Flecenstein.

Përmes një postimi në Facebook, Kryemadhi thotë se perspektiva Evropiane është prioritet i palëkundur për LSI, ndërsa sipas saj kryeministri Edi Rama dhe mazhoranca janë sot bllokuesit e vetëm të reformave kyçe dhe integrimit të vendit



Statusi i plotë i Kryemadhit:

Falenderoj raporterin Fleckenstein për rolin e tij mbështetës si raportues për Shqipërinë në Parlamentin Europian.

Perspektiva Evropiane është prioritet i palëkundur për LSI.

Ne kemi qënë mbështetësit më të fortë të reformës në drejtësi, duke votuar dhe hapur rrugë çdo hallke që bënte të mundur implementimin e saj. Rama dhe mazhoranca janë sot bllokuesit e vetëm të reformave kyçe dhe integrimit të vendit.

Zgjidhja e vetme është kthimi i reformës në drejtësi në shtratin kushtetutes të 21-22 korrikut dhe marrja në shqyrtim e propozimeve konkrete të opozitës për çbllokimin e krizës së shkaktuar nga kapja e shtetit nga mazhoranca.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas