Kryesore

Kryemadhi: Situata kriminale alarmante, Shqipëria në udhëkryqin më të rrezikshëm të saj






               Publikuar në : 14:20 - 07/09/18 |
mapo.al

“Situata kriminale në vend është alarmante dhe Shqipëria ndodhet aktualisht në udhëkryqin më të rrezikshëm të saj.” Deklarata wshtw bwrw nga kryetarja e LSI –sw Monika Kryemadhi, shqetwsimin tw cilin ajo e ka ndarw gjatw njw takimi me Raporterët e Këshillit të Europës Europës z.Andrej Hunko dhe z.Joseph O’Reilly.


“Mazhoranca dhe Kryeministri kanë kapur Reformën në Drejtësi duke shkatërruar thelbin dhe qëllimin e Reformës të miratuar me konsensusin historik të 21-22 korrikut.  Opozita do të vazhdojë betejën e saj për rivendosjen e shtetit ligjor për të luftuar pa asnjë kompromis krimin e organizuar dhe trafiqet dhe praktikisht këtë do ta bëjë duke filluar nga Parlamenti Shqiptar dhe çdo qytet dhe fshat të vendit:”,tha Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Në vijim Kryemadhi tërhoqi vëmendjen për nevojën e adresimit të këtyre problematikave të rënda nga Këshilli i Europës, si një institucion kyç evropian që e ka monitoruar dhe e ka ndihmuar Shqipërinë gjatë këtyre 27 vjetëve të pluralizmit shqiptar. Ajo nënvizoi gjithashtu se ky mision fakt mbledhës zhvillohet pikërisht në momentin e duhur dhe falënderoi Raporterët pikërisht për këtë.


Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas