Politika

Kryemadhi me strukturat në Dibër: Rama e dorëzoi shtetin në dorë të mafias

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me strukturat e partisë në Dibër. Duke akuzuar kryeministrin Rama si përgjegjësin kryesor për gjendjen e vështirë ekonomike të qytetarëve shqiptarë, ajo tha se populli duhet të reagojë.

Kryemadhi, në takimin e saj të parë me strukturat në Dibër, si kryetare e LSI, u shpreh se “Shteti është i kapur nga mafia, dhe investitorët e shohin vendin si ‘Kolumbinë e Europës”.



“Rama e dorëzoi shtetin në dorë të mafias”, tha ajo.

“Sot kemi një qeveri pa program. Po shohim teatër si shkarkohen e emërohen drejtorë, prefektë, si dhe prova gjenerale në televizione që i përgatisin kryemninistrit Rama të ardhmen e tij qeverisëse. Emërimi i 12 prefektëve është teatri i radhës i Ramës”, u shpreh Kryemadhi.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas