Kryesore

Kryemadhi “kërcënon” Bashën: Nëse pretendon të jesh bodigardi i Ramës, vazhdo marrëveshjen e 17 majit

Kryetarja e LSI-së, Monika Krymadhi, kërkon një opozitë më të fortë ndaj qeverisë. Në emisionin “Debati në Chanel One” të Roland Qafokut, Kryemadhin tha se  Rama investon shumë tek mediat duke sensibilizuar dhe ngulitur në trurin e njerëzve që ai, duam apo s’duam, do vijë nesër prapë në pushtet.

Nëse  Basha, tha ajo, pretendon të jetë bodigard i z. Rama, mund të vazhdojë marrëveshjen e 17 majit.



Hapjen e negociatave e sheh të vështirë por uron të ndodhë.

Një aleancë e tretë me Ramën e cilëson të pamundur, pasi siç thotë ajo Meta ishte tolerant ndaj tij, ndërsa ajo është diktatore, nuk e lejon të tallet me LSI.

Pjesë nga intervista:

Z. Rama ka 20 vjet në politikë dhe 18 vjet në pushtet dhe ka bërë aleanca me politikanë të cilët sot duhet t’i kërkojnë një ndjesë të thellë këtij populli edhe që ai arriti të marrë timonin i vetëm, tepsinë siç e donte, me ato çitjanet pa program. Është një njeri i suportuar politikisht?

Unë për veten time, mendoj që ndjesa jonë është normal që nuk parashikuam që një njeri si puna e Ramës do të shkonte kaq larg. Po të isha unë kryetare partie nuk do e kisha bërë atë gjë. Në 2016 të gjitha mediat, të gjithë ambasadorët akuzonin LSI që është kundër reformës në drejtësi. Dhe çdo sulm që i bëje Edi Ramës thoshte që këta nuk e duan reformën në drejtësi, kanë frikë nga reforma në drejtësi. Na pëlqen apo nuk na pëlqen, kemi të bëjmë me një njeri që ka 20 vjet në pushtet. Të gjithë segmentin e pushtetit të tij e ka përdorur si instrument të fuqizimit dhe të krijimit të imazhit të tij. Në çdo televizion ke vizatimin dhe dizenjimin e tij. Të gjitha këto sjellin pasoja. Të kesh kryetar bashkie 11 vjet Edi Ramës një herë me Fatos Nanon dhe dy herë me Ilir Metën është shumë. Kush është problemi, ku qëndron? Ky njeri investon shumë tek ju të gjithë duke sensibilizuar dhe ngulitur në trurin e njerëzve që ky njeri duam apo s’duam, do vijë nesër prapë në pushtet. E dini ju investimin e Edi Ramës për 17 majin, ku sipas tij vazhdon? Është një investim i jashtëzakonshëm, për çfarë e bën këtë gjë? E bën për të demoralizuar shqiptarët. Por ndërkohë nëse z. Basha pretendon të jetë bodigard i z. Rama, mund të vazhdojë marrëveshjen e 17 majit. Por në logjikën time, pra ashtu siç unë e mendoj është se z. Basha mund të ketë probleme organizative brenda partisë së tij dhe besoj që do i zgjidhë vetë. Pra, ka metodologjinë e punës së tij ndërkohë që ne si LSI kemi tonën.

Ju thatë se nëse z. Basha do të jetë bodigard i Ramës, le ta vazhdojë marrëveshjen. Si mund të vazhdojë, kur ju jeni në një front të përbashkët opozitar?
Unë jam në vargun e popullit sepse unë shumë mirë mund ta zgjidhja pozicionin tim si zonjë e parë pranë z. Meta, por mendova të zgjedh këtë pozicion sepse mendoj që shqiptarët kanë nevojë për një opozitë të fortë dhe më të qëndrueshme. Së dyti, ka nevojë për një strukturë partie që e njeh shumë mirë mazhorancën, dhe kjo nuk është pak. Me të vërtetë PD bëri një marrëveshje më 17 maj, por e bëri duke mos e njohur Partinë Socialiste. Hyri në një lojë apo fushë le të themi vetëm me rregullat e Partisë Socialiste duke sfiduar çdo rregull. Dhe e treta, mund të them që elemente të caktuar të Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë një lloj superioriteti në terren krahasuar me PS apo PD në organizim dhe përfshirje. Ky lloj pozicionimi i LSI nuk është e kushtëzuar as nga PD e as nga PS. Ka qenë një vendimmarrje e LSI-së vet, kjo është e sigurt. Pas reformës zgjedhore dhe votimit të 7 ligjeve u kushtëzuan nga ndërkombëtarët, ku për mua ishte një mashtrim kjo. Prandaj, unë jam skeptike pas çdo gjëje që sugjerohet nga ndërkombëtarët, por unë mendoj që përpara se të japim fjalën duhet të shohim se kush janë benefitet tona, pra të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Sipas jush si ishte kjo vizitë dhe si e perceptoni ju qëndrimin e Gjermanisë dhe të kancelares Merkel?

E para njëherë, z. Rama ka bërë shumë mirë që ka shkuar në Gjermani dhe ashtu duhet të shkojë në të gjitha vendet e Bashkimit Europian dhe të lobojë fort me ta që të gjitha vendet anëtare në Qershor t’ia japin shansin Shqipërisë për tu hapur negociatatat. Dhe unë nuk e shikoj absolutisht këtë si ndonjë problem të madh, madje është e vonë. Fushata e z.Rama është shumë e vonë.

Pa u bërë rekomandimi, s’kishte si të bëhej kjo fushatë..

Ne rekomandimin na I kanë dhënë dhe herë tjetër dhe ne e dinim shumë mirë që rekomandimi do na jepej. Kush mendonte që nuk do na jepej rekomandimi, ose është naiv në politikë ose nuk merr vesh fare. Komisioni përsëriti veten dhe vendosi dhe nja dy kushte të tjera.

Si e parashikoni në qershor, vendet anëtare do ta votojnë?

Unë do ti lutesha Zotit që të na jepej ky shans, sepse këtu nuk është çështja për meritë as të Edi Ramës, as për klasën politike, kjo është një mundësi për shqiptarët. sepse hapja e negociatave nuk është se do të sjelli ndonjë ndryshim të jetës ekonomike, por do të sjelli një stabilitet politik si dhe një lloj garancie dhe sigurie për investimet e huaja për të ardhur në Shqipëri. Pra do ta shikojnë si një vend europian, si një vend që në të ardhmen do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian.

Kjo është një dëshirë, si e shikoni realisht situatën?

Unë e shikoj të vështirë, sepse ti ke kusht luftën kundër krimit të organizuar. Lufta kundër krimit të organizuar nuk bëhet për tre muaj. Nëse ti për tre muaj kap gjithë kokat e bandave dhe ndalon gjithë trafikun e drogës, është vetëm një mundësi për ta bërë këtë.

Si?

Ka vetëm një mundësi. Largimin e Edi Ramës.

Kjo është politike..

Nuk është politike. Ne e dimë që të gjithë kanabizimi, gjithë trafiku I drogës është drejtuar nga Edi Rama dhe një nga falangat e tij ka qenë Saimir Tahiri. Më pas kanë qenë drejtorat e policisë të cilët janë larguar dhe nuk janë arrestuar kur kanë dalë urdhër arrestet e tyre.

A është e vërtet që I ka kërkuar Bundestagu gjerman, arrestimin e Tahirit?

Nuk e di, se nuk kam qenë pjesë e takimit. Nuk më intereson të hyj në thashethemet e bisedave të tavolinave të tyre. Raport të klasifikuar nuk kemi. Ajo çka unë mendoj që është një traditë në LSI, ne ecim me atë çka kemi zyrtare mbi tavolinë. Në raportin që na ka sjellë prej 37 faqesh dhe që është dorëzuar zyrtarisht nga ambasadorja Romana Vlahutin Lëvizjes Socialiste për Integrim, po ta lexosh ke : ne japim rekomandimin, por …dhe fillojnë pastaj shtatë kushtet, njëra pas tjetrës. Dhe ne në këtë drejtim, ne duam të lexojmë këtë gjë, dhe ndryshe nga dy vite më parë, ku kanë qenë 5 prioritete, është shtuar edhe çështja e krimit të organizuar, është shtuar dhe çështja e administratës publike, është shtuar dhe çështja Tahiri. Është në raport dhe këtë varet se secili nga ne e lexon. Pra e lexon si një kusht, që po nuk u arrestua Sajmir Tahiri nuk hapen negociatat, e lexon si një kusht zbardhjen e çështjes Tahiri, e lexon si një kusht çështjen Tahiri të lidhur me Edi Ramën.

Ju si e lexoni?

Unë e lexoj që çështja Tahiri është një çështje që me të vërtet është shumë e rëndë për politikën shqiptare, për hir të së vërtetës, pavarësisht se mund të themi se jemi në sinore të ndryshme. Ajo çka dua të them është që çështja Tahiri është e rëndë për ne, sepse edhe ne kemi qenë pjesë e kësaj gjëje, kemi qenë pjesë e qeverisjes, pavarësisht se e kemi hapur gojën, kemi ngritur zërin, e kemi diskutuar, po të shikosh nëpër mbledhjet e qeverisë përplasjet e ministrave tanë kanë qenë të shpeshta. Ylli Manjani për këtë gjë është larguar. Ajo çka dua të them është se kërcënimi që z. Tahiri i bën Z. Rama tregon se z.Tahiri ka qenë thjesht një ushtar I zbatimit të urdhërave. Prandaj dalim te fjalia që them unë, që këtu koka e krimit të organizuar në Shqipëri është Edi Rama. Kam qenë një nga propozueset e Bashkim Finos për Kryeministër në  vitin 1997. Jo në PS, në qeverinë e  Pajtimit Kombëtar. Nga të gjithë kryeministrat nuk kemi parë asnjë të dalë dreka darka e të ulet në tavolinë me kriminelë që janë në kërkim. Mund të kenë konflikte interesi, vendimmarrje korruptive sepse nuk mund të themi ne që ka nga ata që kanë krijuar imunitet nga kjo gjë sepse ka që kur ka lind njerëzimi e derisa të vdesë do ketë konflikte interesi në grupe të caktuara qoftë biznesi prandaj janë bërë ligjet, rregullat, komisionet hetimore për ta bërë këtë gjë sa më pak. Si ky kryeministër që ha e pi, që ndjen kënaqësi duke ndenjur me gangster  nuk kam parë ndonjëherë.

Si ka mundësi që këtij kryeministri që rri gjithë ditën me trafikantë nuk i hyn gjë në këmbë, ose ai është shumë I aftë ose opozita është e paaftë dhe bën bllof sepse nuk ka mundësi të kanabizosh gjithë vendin të jesh koka e trafikut dhe të mbetesh pa u lagur.. 

Sepse ne jemi një klasë politike pa integritet e cila e ka kthyer vendin e saj në një vend të cilët të tjerët vijnë dhe bëjnë eksperimente Ja ta them unë pse. A kemi ne katër vjet që dëgjojmë ambasadorët që thonë nuk ka drogë këtu. Ti ke euro barometrit të BE sondazhin. Ti ke ambasadorë që kanë qenë të PS, janë kthyer ambasadat në celula të PS. Ti ke individ që kanë axhendë vetëm axhendën e mazhorancës.

Si është e mundur? 

Ja ta them unë pse. Se ça ka ndodhur? Një klasë politike e cila është inferiore ndaj një nënpunësi të një institucioni të ministrisë së jashtme apo të një institucioni kombëtar burokratik normal që do kesh këtë situatë. Sepse ata janë tranzitor janë kalimtar në Shqipëri. Keni pyetur sesa para ka paguar BE për reformën në drejtësi apo departamenti i shtetit. Interesohuni dhe kush I merr këto para se nuk i marrin shqiptarët. Çdo shtëpi ka një vend një cep ku mban mbeturinat dhe ne kemi nevojë për një vend në rajon që të themi ne skemi faj e ka Shqipëria në çdo rast.

Kjo është racizëm… 

Jo nuk është racizëm kjo është dobësi e klasës politike, është mungesë integriteti. Nuk heq dorë unë nga mandati sepse kjo do të thotë ti shërbesh Edi Ramës, nuk krijohet krizë sepse vjen tjetri që është I rradhës. Keni një rast flagrant, kur i mbaroi lista PS për deputetë në Lezhë iu fut LSI. Mungesa e integritetit të klasës politike cenon sovranitetin e këtij vendi. Shqipëria nga një vend që prodhonte stabilitet është kthyer në një vend që konsumon stabilitet dhe krijon destabilitet. Po flasim për një vend që ka qenë një nga partnerët kryesorë ët NATO-s edhe kur nuk ka qenë partner. Sot Shqipëria është një vend pa porta dhe nuk ofron siguri. Një vend trampolinë për grupet e trafikut.  Ke elementë të ushtrisë të cilët kanë qenë pjesë e shumë aksioneve të NATO-s, nuk po marr as Afganistanin, as Irakun, por kanë qenë me elementë të tjera që nuk janë pjesë e kësaj loje.

Megjithatë misionet kanë qenë.

Janë misione që kanë qenë nga 185 ushtarë dhe përfundojnë në 95 ushtarë. Janë misione ku ushtarët e tu vishen me rroba të ushtrisë italiane, amerikane, sepse ti paguan miliona euro dhe bën tendera të cilat ushtarët në vend që të mbrohen nga uniformat e tyre, zhuriten.

Kush e mban përgjegjësinë për çarmatimin e ushtrisë?

Klasa politike. U bë lufta e Kosovës, tanket tona nuk kishin bateri për tu ndezur. Por erdhën partnerët tanë që e përballuan, sepse ne nuk kishim as çadra. Ne e kemi 0.8 % buxhetin për ushtrinë, kur duhet ta kesh 2.5 %. Dhe marrin dhe Spitalin Ushtarak ja kalojnë Ministrisë së Mbrojtjes, fusin fizioterapistët te rrogat, doktorët, ambulancat që nuk ndizen që kushtojnë 100 mijë euro, që ti kemi në buxhet. Akademinë Ushtarake që kemi pasur, sot nuk ekziston. Nuk ka shtet pa ushtri. Kush i ruan kufijtë? Kush e ruan sovranitetin? Nëse ty të plas një luftë sot më gjej mua një ushtarak që e ke sot pjesë të ushtrisë. Është kthyer ushtria në kompani tenderash. Një oficer e ushtrisë të kundërzbulimit shqiptar kanë qenë më të besuarit, dhe sot kundërzbulimi i NATO-s nuk bazohet më te oficerët shqiptar, por te oficerët e vendeve të tjera fqinje. Të vetmen rrugë që ke bërë me standard evropian dhe që i ka kushtuar një kafshatë buke buxhetit të shtetit, është rruga e Bregut që e bëri ushtria shqiptare dhe ke paguar vetëm ushtarët xhenio, që kanë qëndruar 4 muajt e dimrit nëpër kapanone, rroga më e lartë ka qenë një milionë lekë, dhe kanë bërë një rrugë që po të ishte bërë me firma, me tendera do të kishin kërkuar mbi 50-60 milionë euro. Ndërsa atyre nuk iu ka kushtuar as5 milionë euro. Kanë paguar vetëm rrogat e ushtarëve dhe baza materiale, që ishte fadroma.

 

Përveçse kontributit të Partisë Socialiste, ju si LSI në 2007-ën e mbështet dhe e bëtë kryetar bashkie. Në vitin 2011 u largua dhe në vitin 2013 u bëtë aleatë. Domethënë ju keni 2 zgjedhje që keni qenë ju mbështetësit kryesorë që Edi Rama ka marrë pushtetin në dorë. Tani ju jeni në opozitë dhe thoni që të keqen më të madhe e ka sjellë Edi Rama. Si e garantoni popullin që ju nuk mund të bëni aleancën e tretë me të? Tani duam të kuptojmë edhe LSI e Ilir Metës me LSI e Monika Kryemadhit?

Tani, LSI-a e Ilir Metës dhe ajo e Monikës është shumë ndryshe. Siç e thotë edhe Rama, ai ishte tolerant ndërsa unë jam diktatore. Unë nuk do ta lejojë kurrë Edi Ramës që të tallet me LSI-në. Nuk jam as Ilir Meta, Sali Berisha e as Lulzim Basha. Ky njeri përfiton nga njerëzillëku le ta quajmë. Në 2007-ën Ilir Meta ia dha shansin me LSI-në përballë Olldashit. Ishte situatë le të themi që ne kishim një mundësi për të mbështetur Edi Ramën asokohe. Por duhet ta dini që ai rri gjate gjithë kohës me makinë llogaritëse në dorë. Mos e mendoni atë asnjëherë si një njeri të rastësishëm, që nuk e di se çdo ndodhë më vonë. Mbaroi mandati dhe ai e kuptoi shumë mirë që ky mandat i kryetarit të bashkisë merrej vetëm me LSI-në. Kështu që e vetmja mënyrë ishte ekskludimi i LSI-së si forcë politike. Ndërkohë në atë kohë, Sali Berisha tha që në kodin zgjedhor kishte vendosur vetëm Partia Socialiste, ku çfarë të donin ata, do votohej. Por mua e keqja nuk më erdhi nga Sali Berisha, por nga Edi Rama. Vijmë në datën e 21 janarit, ku  të gjithë e dimë si histori. Është një ngjarje që i ndodh çdo politikani, ku është përdorur presion 6 muaj ndaj Ilir Metës për të rrëzuar qeverinë e Berishës, prandaj them që kjo mungesa e integritetit e klasës politike.

Nga kush kanë qenë presionet?

Ka sa të duash. I pari Edi Rama nëpërmjet segmenteve të caktuara antishqiptare. Përdorimi i kësaj ishte për të krijuar një lloj destabiliteti sepse ishin disa gjëra. Për mua janë antishqiptare, sepse ta marrësh dhe të hedhësh flamurin, që e ke me ligj që duhet mbrojtur, dënohesh. Kush je ti zotëri që kërkon të rrëzosh qeverinë?

Me cilin qark antishqiptar ka lidhje Kryeministri i Shqipërisë?  Për shembull, a ka lidhje me rusët?

Ka sa të duash. Ka lidhje edhe me rusët edhe pse bën si anti-rus. Ne kemi një gabim shumë të madh që çdo rus, çdo turk, çdo amerikan, çdo gjerman apo çdo anglez i shohim si antishqiptar ose pro-shqiptar, si miq apo si armiq. Lindja dhe perëndimi janë gjëra shumë të ndryshme përsa i përket politikës së jashtme. Shqipëria është një vend  që e ka pasur gjithmonë politikën e jashtme stabilizuese, euroatlantike, që do të thotë: Perëndim – Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shqipëria është një vend i vogël në rajon që dashje pa dashje ka një ndikim të jashtëzakonshëm edhe në Maqedoni, edhe në Greqi, edhe në Mal të Zi, edhe në Itali, me emigrantët e saj. Nga ana tjetër Shqipëria është një urë lidhëse, një derë komunikuese midis lindjes dhe perëndimit. Ky zotëria tani do t’i vejë çelësin edhe turqve, edhe rusëve, edhe gjermanëve dhe nga dëshira për të bërë shumë gjëra dhe për të bërë si një lider i madh ndërkombëtar, bën gabime shumë të mëdha. Dhe në vend që të lidhet me atë që duhet lidhur, lidhet me elementë ekonomikë, të cilat nuk janë shtete. Le të rikthehemi tani tek pyetja juaj. Fokusohemi tek çështja e 21 janarit. Largimi, pra dorëheqja e Ilir Metës nga qeveria në mënyrë të parevokueshme ishte një element që distancohej, sepse përveç informimit që i kemi bërë Kryeministrit, edhe ministrit të Brendshëm që në atë kohë ishte z. Basha, kemi pasur një konferencë për shtyp nga z. Luan Rama që njoftonte për dhunën që do të ndodhte më 21 janar.

PasPara

2 komente

  1. Nivel idijoteje, medioker eshte pak te thuhet, kete bisede te kesaj baxhelle me emrin Mona nuk e degjon edhe ne pijetoret e lagjeve, turp kush na perfaqeson ne politike.
    Gazetar qe ka ulur nivelin e tij dhe interbviston per show nje tru laraske edhe njehere turp.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas