Politika

Kryemadhi: Edukimi i të rinjve nxjerr Shqipërinë nga tranzicioni

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka bashkëbiseduar me bordin drejtues të Universitetit “George Washington” në SHBA mbi problemet aktuale në Shqipëri.

Gjendja aktuale e ekonomisë shqiptare, papunësia kritike e të rinjve në Shqipëri, rëndësia e cilësisë së arsimit të lartë për përfshirjen dhe integrimin e të rinjve në tregun e punës, për znj. Kryemadhi janë probleme të thella dhe me zgjidhje pa vizion në Shqipëri kanë ardhur për shkak të përjashtimit të botës universitare dhe akademike nga vendimarrja politike.



Ajo tha në fjalën e saj se ka ardhur koha që kësaj dukurie shumë negative dhe me pasoja të rënda shumëvjeçare t’i jepet fund. “Empirizmi dhe zgjidhjet e ditës vetëm riciklojnë e thellojnë krizën e zhvillimit ekonomik”, është shprehur Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së ka folur më tej për nevojën e integrimit më të mirë të të rinjve në tregun e punës nëpërmjet implementimit të strategjive që lidhen me inovacionin dhe me informatizimin, ku rinia shqiptare ka demostruar prirje e aftësi të veçanta dhe ku tregu i punës i të ardhmes është i orientuar fort në këto drejtime. “Vetëm edukimi dhe integrimi i të rinjve mund ta nxjerrë Shqipërinë nga tranzicioni”, theksoi ajo.

Anëtarët e bordit të cilët janë ekselenca shkencore e këtij universiteti, nga më të njohurit në botë, shprehën gadishmërinë e tyre për të mbështetur nismat e reja inovative, jo vetëm në fushën e rinisë por dhe për çështje madhore siç janë investimet e huaja direkte dhe trajtimit të biznesit të vogël.

Disa prej tyre shprehën gjithashtu gadishmërinë edhe për të ardhur në Shqipëri dhe për të asistuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në nisma të ndryshme që do të lidhen me këto fusha.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas