Kryesore, Politika

LSI bisedime me PS per 84 vota? Kryemadhi: Kurre pazare me Ramen…

Monika Kryemadhi e ka bërë të qartë që LSI nuk do të ketë bisedime me kryeministrin Edi Rama përveç, tryezave që diskutojnë përmirësimin e jetës së shqiptarëve.

Në një status në “Facebook” pas deklaratave të Ballës të hënën që tha se LSI do votojë ligjin për magjistratët bashkë me PS, Kryemadhi thotë se nuk ka dhe nuk do ketë asnjë marrëveshje dhe bisedim për t’i zgjatur pushtetin Edi Ramës, që sipas saj po përpiqet të shpëtojë në grahmat e fundit.



Ajo thotë se LSI mbetet në opozitën e bashkuar.

STATUSI I KRYEMADHIT
LSI nuk do të jetë kurrë pjesë e pazareve për të shpëtuar Edi Ramën!
Asnjë marrëveshje apo bisedim nuk ka dhe nuk do të këtë për t’i zgjatur agoninë kësaj qeverie, që e zhytur në krim, trafiqe të paligjshme dhe korrupsion po përpiqet, që në grahmat e fundit, të mundet të shpëtoje me manipulime të tilla.
LSI ka qenë dhe do të jetë pro dhe pjesë e çdo takimi apo tryeze që trajton dhe diskuton përmirësimin e jetës së shqiptarëve dhe largimin e klikës së Edi Ramës.
Çdo përpjekje tjetër për ta përfshirë LSI në bisedime është thjesht pjesë e fantazisë së sëmurë të Edi Ramës, që sot më shumë se kurrë është i gatshëm të blejë e të shesë çdo gjë e çdokënd në emër të pushtetit, por që duhet ta ketë më shumë se kurrë të qartë, se për të shpëtuar karrigen e tij nuk do ketë kurrë ndihmën e LSI.
Ne do të vazhdojmë të jemi pjesë e opozitës së bashkuar, me qëllimin e qartë dhe të saktë, largimin e pushtetit banditesk të Edi Ramës!
Të shpëtosh sot Edi Ramën do të thotë të shkatërrosh përfundimisht të ardhmen e shqiptarëve, dhe këtë mëkat LSI nuk e merr në kurriz.

Kryemadhi fb

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas