KMR

‘Krizë’ në Belgjikë, i nxehti cenon ‘pjatën kombëtare’

Shitësit e ushqimeve në belgjikë po luten të bjerë shi në një kohë kur moti i nxehtë po kërcënon pjatën kombëtare të vendit, patatet e skuqura.

Vala e të nxehtit në Europë ka reduktuar prodhimin e patateve me një të tretën, krahasuar me një mesatare vjetore.



Pa reshje domethënëse shiu përgjatë javëve të ardhshme, korrjet e shtatorit dhe tetorit do të jenë akoma më të reduktuara.

Pasojat e të nxehtit nuk ndikojnë vetëm tek sasia por edhe tek përmasat e patateve dhe ashpërsia e lëkurës së tyre.

Nëse lëkura është shumë e fortë, ato nuk mund të kalojnë në makinat qëruese që përdoren nga prodhuesit e patateve të skuqura.

Çmimi i patateve binjtje, varieteti tradicional që përdoret për patatet e skuqura, është rritur që tani. Dhe pritet të rritet akoma më shumë duke e bërë snekun e lirë belg, më të shtrenjtë.

“Është hera e parë që belgët luten për shi… patatet e skuqura janë jetësore, janë pjesë e kulturës sonë…janë më shumë se sa thjeshtë një produkt…janë simbol i Belgjikës”,- thotë një qytetar.

Belgjika, që nuk është e njohur për mungesën e shiut, ka aplikuar për fonde emergjence të BE për të përballuar thatësirën.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas