Sport

Kristiano Ronaldo-Juventus, marrëveshja vetëm çështje orësh

E përditshmja portugeze “Record” ka nisur sot ditën me një lajm ekskluziv. Sipas saj, Kristiano Ronaldo do të jetë një lojtar i Juventusit në orët e ardhshme.

Transferimi i portugezit do të kapë shifrën e 100 milionë eurove dhe fituesi i “Topit të Artë” do të nënshkruajë një kontratë 4-vjeçare me kampionët e Italisë, deri në vitin 2022. Kristiano do të përfitojë 30 milionë euro në sezon.



Takimi i mbrëmjes së djeshme midis presidentit të Real Madridit, Florentino Perezit, dhe agjentit të lojtarit, Horge Mendesh, i ka vendosur kapakun rrugëtimit të 33-vjeçarit te kampionët e Europës.

Mendesh i ka treguar qartë vendimin bosit të gjigantëve spanjollë.

Takimi vazhdoi deri në orët e para të mëngjesit dhe Ronaldo i ka mbyllur përfundimisht derën Realit. /Vipsport.al

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas