Sport

Kristian Panuçi projekton Shqipërinë në sulm, ndryshim rrënjësor në skemë

Shqipëria do të zbresë sot në fushë kundër Kosovës dhe trajneri Panuçi është treguar diskret për zgjedhjet e tij. Trajneri i Kombëtares ka punuar taktikisht, duke përzier futbollistët e reparteve, pa e rreshtuar skuadrën në fushën e lojës me 11-she të plotë.

 



 

Megjithatë, nga sa është lënë të kuptohet gjatë zgjedhjeve të bëra në stërvitje, duket se ka një ndryshim rrënjësor të skemës. Pritet që Shqipëria të luajë me dy sulmues.

Ajo që mendohet për këtë përballje, është se Cikalleshi dhe Guri mund të startojnë si titullarë nga minuta e parë. Me skemën e pritshme 4-4-2, Panuçi pritet që t’i besojë portierit Berisha dhe përpara tij katërshja e mbrojtjes Hysaj, Veseli dhe Gjimshiti. Në të majtë, Lenjani është mundësia e parë në rast se do të jetë i gatshëm.

Në të kundërt, Lika do të sakrifikohet si i majtë. Për mesfushën, Ramadani duket i palëvizshëm nga formacioni, ndërsa përkrah tij pritet Emanuele Ndoj. Në krahun e djathtë, pritet Roshi ndërsa në të majtë mund të luajë Abazaj. Gjithashtu, për këtë rol të mesfushorit të majtë mund të jetë i vlefshëm edhe Lenjani në rast se riaftësohet në kohë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas