Kronika, Kryesore

Krismat në Dhërmi/ Autori 23-vjeçar i arrestuar, pjesmarrës edhe në një vrasje të bujshme…

Emiljano Nina, 23 vjeç, banues në Tiranë është i arrestuari i policisë së Vlorës për ngjarjen e rëndë që tronditi pushuesit në Dhërmi një natë më parë, ku në një disko të njohur të zonës, ka qëlluar 4 herë me armë zjarri, fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar. E gjithë ngjarja sipas bluve ndodhi pas një sherri mes Emiljanos dhe një tjetër personi për konflikte të hershme mes tyre.

Por Panorama mëson se Emiljano Nina, i cili njihet edhe si Emiljano Tasho, është me precedentë të mëparshëm penalë. Ai është një nga personat e arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e ndodhur 3 vite më parë në një lokal në Linzë, ku mbeti i vdekur Enton Nikaj dhe u plagos Ismet Gazheri, ngjarje e ndodhur në restorantin “Muraga”.



Tasho u filmua nga kamerat e sigurisë duke i vënë pistoletën në kokë pronarit të restorantit Muraga. Gjatë një seance gjyqësore në vitin 2015, avokati i Emiljano Tashos, Alfred Duka pranoi faktin se klienti i tij ka pasur armë gjatë përplasjes në restorantin në Dajt, ndërkohë që shton se arma është shkrepur pa dashje e për pasojë është vrarë Enton Nikaj.

Gjithashtu rezulton se Emiljano Tasho, është autor i vjedhjeve me armë më datë 30.09.2015, dhe vjedhjes me armë të një supermarket më datë 12.03.2014, në rrugën “Dhimitër Kamarda”.

Tasho, ose Nina, është i dënuar me vendim gjykate me 16 vite burg, dhe dje duhet të ishte prapa hekurave, por mbetet e paqartë se si ai kishte përfunduar në Dhërmi për pushime.

“Strukturat Policore të Komisariatit të Policisë Himarë në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale për zbardhjen e ngjarjes së sotme të ndodhur në Dhërmi, kanë bërë të mundur dokumentimin e saj.

Nga veprimet e para të kryera ka rezultuar se në një lokal shtetasi Emiljano Nina është konfliktuar për motive të dobëta (të hershme) me një tjetër shtetas e për pasojë konflikti ka agravuar më tej, ku shtetasi Emiljano Nina ka shtënë 4 herë me armë zjarri në ajër.

Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar. Në përfundim të veprimeve hetimore është kryer arrestimi në flagrancë i autorit, shtetasit Emiljano Nina, 23 vjeç, banues në Tiranë. Po në kuadër të veprimeve të kryera është bërë e mundur dhe gjetja e sekuestrimi armës së zjarrit pistoletë me dy fishekë”,- tha policia për ngjarjen e ndodhur dje në Dhërmi./Panorama.com.al/

emiljano nina tasho

200965_1

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas