Kronika

Kriminelët shqiptarë në Amsterdam drejtojnë trafikun e kokainës

Në analizën e policisë së Amsterdamit në Holandë, kriminelët shqiptarë janë mjaft aktiv dhe udhëheqës në krimin e organizuar.

Sipas autoriteteve, shqiptarët në Amsterdam janë të angazhuar kryesisht në trafikun e kokainës, por edhe në kontrabandimin e qenieve njerëzore dhe mashtrimet me shit-blerjet e pronave.



Në analizën e policisë thuhet se, grupet kriminale shqiptare importojnë kokainën nga vendet e Amerikës së Jugut nëpërmjet portit të Roterdamit dhe më pas nga Amsterdami shpërndahet në vendet e tjera të Evropës.

Numri i shqiptarëve në Amsterdam të përfshirë në krime vazhdon të rritet, evidentohet në raport.

Një problematikë serioze janë edhe vrasjet, kryesisht për prishje të pazareve të drogës. Vrasjet e viteve të fundit në Amsterdam, thotë policia, janë të lidhura kryesisht me tregtinë e kokainës.

Më herët gjatë këtij viti, shefi i policisë në këtë qytet, Pieter – Jaap Aalbersberg ngriti shqetësimin se po shtohen vrasësit me pagesë, që janë kryesisht amatorë dhe që pranojnë të vrasin dikë për më pak se 3 mijë Euro.

“Këto vrasje zakonisht kryhen nga banorët e rinj të Amsterdamit dhe viktimat zakonisht janë gjithashtu banorë të tij”,- thuhet në analizën e policisë.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas