Kronika, Kryesore

Kriminaliteti në rritje/ Drejtori i Përgjithshëm ‘fut në sitë’ policitë e rretheve

Kriminaliteti në vend ka detyruar Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit të nxjerrë një urdhër sipas të cilit do të kalojnë në filtër puna e cdo policie vendore në vend. Urdhëri që mban datën 12 shtator me numër protokolli 1423, zbret gjithë drejtuesit e policisë së shtetit në bazë.

Synimi i tyre është të monitorojnë strukturat vendore të policisë në lidhje me parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale.



Drejtuesit më të lartë të policisë së shtetit si: Eduart Merkaj, Gjovalin Loka, Albert Dervishi, Arben Dashi, Sokol Bizhga etj,  do të shpërndahen në drejtoritë vendore si edhe komisariate dhe do të kontrollojnë punën e të gjithë strukturës, nga punonjësi më i thjeshtë i policisë deri tek drejtori i policisë vendore.

Grupi i punës, ka përgjegjës një drejtues policie dhe anëtarë shefa sektorësh të drejtorisë së përgjithshme dhe sipas urdhrit të lëshuar nga Veliu ky kontroll është pa afat.

Në rast të konstatimit të shkeljeve apo parregullsive në policitë vendore do të ketë penalitet për drejtuesit e tyre.

Monitorimi i punës së policisë së Tiranës i është besuar drejtorit të analizës së informacionit kriminal Arben Dashi. Ndërsa për Policinë e Durrësit përgjegjës është drejtori i drejtorisë së rendit publik Albert Dervishaj.

Qarqet problematike për kriminalitetin si Shkodra dhe Vlora u janë besuar Gjovalin Lokës dhe Aida Hajnës.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas