Aktualitet, Kryesore

Krimi monstruoz: Gjashtë vjet burg shqiptarit që përdhunonte të dashurën e të birit

“Në eksperiencën time si Gjykatës, vetëm rrallë herë kam parë krime të tilla brutale,” tha kryetari i trupit gjykues në Cyrih. I pandehuri është një 52-vjeçar nga Kosova, i cili prej dy vitesh ndodhet në burg.

Shkaku: ka dhunuar dhe detyruar për akte seksuale një 27-vjeçare, e cila ishte e lidhur me njërin nga djemtë e tij.



Historia e dhimbshme e vajzës

Në fillim të vitit 2008, atëkohë vetëm 16 vjeç, vajza zvicerane shkoi në shtëpinë e të dashurit. Sipas deklaratave të viktimës, menjëherë erdhi në dhomë babai i të dashurit dhe e dhunoi në formë anale vajzën. Çdo tentativë për t’u mbrojtur nga kjo babëzi, rezultoi e pasuksesshme për vajzën minorene. Këtu nuk përfundon kapitulli i historisë së saj horror. Disa javë më vonë, i akuzuari shkon me dy burra tjerë te ajo dhe e hedhin përsëri në shtrat. Ajo akoma ishte në lidhje me djalin e tij.

Agresori kapet tetë vjet më vonë

Në këtë kohë dy shokët e babait e dhunojnë zviceranen, ndërsa ai vetë masturbon. Nga dhuna seksuale e dy burrave, shtrati ishte mbushur me gjak, raporton albinfo.ch.

52-vjeçari do arrestohej vetëm tetë vjet më vonë. Zvicerania ishte e lidhur edhe katër vjet të tjera me djalin e kosovarit, derisa ajo në fund vendosi që të sqarojë gjithë historinë e dhimbshme te autoritetet e drejtësisë. Kështu mendoi se mund të niste një jetë të re.

Ajo ndërpreu kontaktet me ish-të dashurin dhe paditi 52-vjeçarin. Gjykata rajonale e Cyrihut kërkoi në instancë të parë dënim prej 6 vjet burg për 52 vjeçarin dhe një dëmshpërblim prej 20 mijë frangash. Përpara Gjykatës së Lartë në Cyrih, i pandehuri përsëri foli për pafajësinë e tij, raporton albinfo.ch.

“Gjithçka e sajuar dhe e shpifur,” tha 52-vjeçari i cili kërkon lirimin nga të gjitha akuzat. “Kurrë nuk kam dhunuar ndonjë grua.”

52-vjeçari ndjehet i tradhtuar nga djali i tij, ish-gruaja dhe ish-e dashura e djalit. Por Gjykata e Lartë e Cyrihut nuk i besoi deklaratës së të pandehurit dhe vërtetoi dënimin e Gjykatës Rajonale me gjashtë vjet burg dhe 20 mijë franga dëmshpërblim.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas