Kronika

Krimi godet sërish në Shkodër, një person gjendet i vdekur pranë një makine të braktisur në periferi

Ngjarje e rëndë në Shkodër. Një makinë e braktisur ka ngjallur dyshimet e policisë së Shkodrës dhe pas saj është zbuluar dhe një person i vrarë.

Makina është gjetur në një vend në periferi të qytetit ku zakonisht janë gjetur makina të përdorura për krime dhe të djegura.



Nuk ka ende shumë detaje, por dyshohet se mjeti i gjetur në vendin e quajtur “Livade” është përdorur për transportin e personit të vrarë.

Forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas